iPhone 13 do të ketë një funksion që telefonët Samsung e kanë prej vitesh

Apple prezantoi ekranin “Always On” në seritë Apple Watch 5 në 2019-ën. Por kjo veçori ka munguar në iPhone megjithatë gjërat do të ndryshojnë shumë shpejt, shkruan Pcworld.al.

Sipas kanalit në YouTube EverythingApplePro, linja e iPhone 13 do të ketë ekranin “Always On” me disa detaje rreth gjendjes së telefonit.

Këto detaje përfshijnë orën dhe baterinë ndërsa ekrani ngelet i dukshëm edhe kur iPhone është i kyçur, pra kur nuk përdoret. Njoftimet si mesazhet do të ndriçohen vetëm përkohësisht sipas raportimit.

Nëse ky raport është i vërtetë do të ishte hera e parë që Apple sjell këtë teknologji, por jo e para në një smartfon.

Disavantazhi i madh është jetëgjatësia e baterisë e cila do të marrë një goditje. Por ekranet AMOLED mund të reduktojnë impaktin në bateri duke aktivizuar vetëm pikselët e nevojshëm për të treguar informacionin.

Gjenerata e re e iPhone vjen në Shtator 2021 me shumë gjasa

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button