RMV, janë dhënë 305 leje për ndërtimin e objekteve në vlerë mbi 60 milionë euro në muajin dhjetor

Në Maqedoninë e Veriut janë dhënë gjithsej 305 lejë për ndërtimin e objekteve që kapin vlerë prej 3.727.211.000 denarë, shumica prej tyre janë ndërtime të larta (181), transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit dhjetor të vitit 2020 janë dhënë 305 leje ndërtimi, që është për 6.6% më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, njoftojnë nga Enti shtetëror i statistikave, duke sqaruar që vlera e paraparë e objekteve është 3 727 211 000 denarë, apo 7.7 % më shumë se dhjetorin e vitit të kaluar.

Përveç 181 lejeve për ndërtime të larta, planifikohet edhe ndërtimi i 37 objekteve për ndërtim të ulët që kapin vlerën e përgjithshme prej 948.004.000 denarë, ndërsa për rikonstruim janë dhënë 87 e lejeve, për çka do të shpenzohen 253.462.000 denarë.

“Te 192 (62.9 %) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 113 (37.1%) objekte si investitorë janë subjektet afariste”, njoftojnë nga Enti, duke sqaruar që sipërfaqja që do të përfshijnë këto ndërtime arrinë në 26.479 metra katror.

Komuna e Gazi Babës ka dhënë 96 leje për ndërtim, ndërsa në Komunën e Çairit janë dhënë 5 leje ndërtimi, ndërsa në Strugë, Gostivar dhe Tetova nuk është dhënë asnjë leje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button