Hoxhaj uroi Vetëvendosjen: Nuk do të jemi pjesë e Qeverisë

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e uroi Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Hoxhaj tha se e fton Vetëvendosjen të punojë për të forcuar shtetin e Kosovës, por shtoi se nuk do të jetë pjesë e Qeverisë me të, transmeton REL.

Në bazë të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vetëvendosje prin me vota: mbi 48 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës, ndërkaq, është e dyta: mbi 17 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button