fbpx

Jan gjetur trupat e 13 shtetasve turq të vrarë nga militantët kurdë

Forcat turke kanë gjetur trupat e 13 shtetasve turq të rrëmbyer nga kryengritësit kurdë në Irakun verior, tha të dielën ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.

Turqia tha se trupat u gjetën në rajonin Gara, afër kufirit turk, gjatë një operacioni kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK). “Trupat u gjetën në një shpellë gjatë një operacioni kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit që filloi më 10 shkurt”, tha Akar. Identiteti i shtetasve turq nuk u zbulua për arsye sigurie. Partia e Punëtorëve të Kurdistanit nuk e ka komentuar njoftimin, transmeton REL.

Operacioni i forcave turke çoi në vdekjen e 48 militantëve të PPK-së, duke përfshirë tre anëtarë të lartë, tha Akar. PKK përdor bazat në Irakun verior për të kryer sulme ndërkufitare kundër Turqisë. Tre pjesëtarë të forcave turke vdiqën gjatë operacionit dhe tre u plagosën, tha ministri turk.

Dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë që kur PKK, e cila është shpallur një organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, filloi një kryengritje në rajonin juglindor me shumicë kurde në Turqi më 1984.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button