Studenti Sejdini: Tetova duhet të ketë aktivitete për të rinjtë që stimulojnë pozitivitet mental dhe fizik

Në Tetovë duhet të ketë aktivitete për të rinjtë që do të stimulojnë pozitivitetin mental apo fizik pa marrë parasysh se çfarë lloj organizata apo aktivitete do të jenë, përmendi studenti Enes Sejdini në temën për Portalb me titullin “Çfarë dua dhe çfarë nuk dua në Tetovë”. Ndërsa, sipas tij një problem i Tetovës është ndotja konkrete dhe abstrakte që është areale në harmoni me marrjen e masave për të krijuar një zonë idilike.

“Ajo çfarë Tetova duhet ta ketë janë aktivitetet për të rinjtë që stimulojnë në pozitivitetin mental apo fizik, pa marrë parasysh a do të jenë në sport apo organizata aktive në të folurit të cilën konkretisht aspak nuk e kanë prekur Ballkani.  Ajo çfarë Tetova nuk duhet ta ketë është ndotja konkrete dhe abstrakte, areale në harmoni me marrjen serioze të masave për krijimin e një zone idilike” – theksoi Enesi në videon e tij.

Mesa duket për shumicën e të rinjve është problem ndotja e ajrit dhe pastërtia publike e qytetit të Tetovës. Ndërsa, të gjithë shprehin dëshirën e krijimit të organizatave aktiviteteve të ndryshme për të rinjtë që do tu stimulojnë atyre pozitivitet mental dhe fizik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button