fbpx

Serbia ia dhuroi Maqedonisë së Veriut dërgesën e parë me vaksina Pfizer, Vuçiq: Kjo bëhet vetëm për miqësi, pa interes

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia nuk ka kurrfarë interesa përveç tregimit të miqësisë ndaj popullit maqedonas dhe ajo miqësi të avancohet dhe të jetojmë si fqinj të afërt dhe miq më të mirë, në pranim-dorëzimin e dërgesës së parë të vaksinave kundër KOVID-19, gjegjësisht 4.680 vaksinave, në pikën kufitare Tabanovc, ku nikoqir ishte kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Zoran Zaev Aleksandar Vuçiq, foto nga Portalb.mk/Arbonra Memedi
Zoran Zaev Aleksandar Vuçiq, foto nga Portalb.mk/Arbonra Memedi

“Jam i gëzuar që arritëm ta bëjë këtë, mundëm edhe para dhjetëra ditëve, por kemi pasur probleme me lejen për eksport, sipas të gjitha gjasave ka procedura të komplikuara. Serbia nuk ka kurrfarë interesa përveç të tregojë miqësi ndaj popullit maqedonas. Asgjë nuk na intereson, përveç se miqësia jonë të avancojë dhe të jetojmë si fqinj të afërt dhe miq të mirë. Mik i vërtetë është ai i cili do t’u gjendet kur e keni më rëndë, a jo më lehtë”, deklaroi Vuçiq.

Aleksandar Vuçiq
Aleksandar Vuçiq, foto nga Portalb.mk/Arbonra Memedi

Zaev tha se dërgesa e parë prej mbi 4.000 vaksinave nga “Fajzer” është akt i çmuar i miqësisë nga siç tha ai, Serbia vëllazërore, dhe është ndihmë e parë derisa të arrijnë vaksinat që i kemi porositur.

Zoran Zaev Aleksandar Vuçiq, foto nga Portalb.mk/Arbonra Memedi
Zoran Zaev Aleksandar Vuçiq, foto nga Portalb.mk/Arbonra Memedi

“Ky solidaritet dhe mbështetje është shprehje e traditës në rajon, dora e parë e ndihmës që të jepet nga fqinji më i afërt. Ky akt i jep dritë perspektivës së marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Serbisë”, tha Zaev.

Zoran Zaev Aleksandar Vuçiq, foto nga Portalb.mk/Arbonra Memedi
Zoran Zaev Aleksandar Vuçiq, foto nga Portalb.mk/Arbonra Memedi

Zaev paralajmëroi se këto ditë do të arrijë edhe pjesa tjetër prej 8.000 vaksinave nga Serbia dhe me këto vaksina do të mbulohet i gjithë personeli mjekësor që punon në qendrat kovid.

Dorëzimi i vaksinave nga Serbia, foto nga Portalb.mk/Arbonra Memedi
Dorëzimi i vaksinave nga Serbia, foto nga Portalb.mk/Arbonra Memedi

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se imunizimi i punëtorëve shëndetësor do të fillojë të mërkurën.

“Jemi të gatshëm që t’i pranojmë vaksinat. Ata janë udhës për t’u vendosur në frigorifer. Vaksinimi do të fillojë të mërkurën me punëtorët shëndetësor”.

Ndryshe, sjellja e vaksinave si donacion nga Serbia në Maqedoninë e Veriut, ishte paralajmëruar të ndodhë më 11 shkurt, por u prolongua për disa ditë, ndërsa si arsye për këtë dy qeveritë theksuan dokumentacionin teknik.

Për të siguruar mbrojtje ose imunizim kolektiv, gjegjësisht për të ndërprerë përhapjen e kovid-19, siç thonë nga Organizata Botërore të Shëndetësisë, është e nevojshme që rreth 70% e popullatës të vaksinohen. Derisa shteti po i pret dozat e para të vaksinave, ekspertët shëndetësorë vlerësojnë se duhet kohë për të vaksinuar 70 përqind të popullsisë në mënyrë që, të themi kushtimisht, të mund të “merrnim frymë” më lirshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button