fbpx

RMV, u përkujtua tragjedia e Llaskarcës ku humbën jetën 16 qytetarë, gjyqësori akoma pa epilog

Në vendin ku ndodhi tragjedia e 13 shkurtit të vitit 2019, sot Këshilli Organizativ dhe Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, përkujtuan tragjedinë ku humbën jetën 16-të qytetarë, transmeton Portalb.mk.

“Me këtë marsh, ne duam të sensibilizojmë gjithë pjesëtarët në komunikacion, dhe t’ju dërgojmë mesazh institucioneve kompetente që tragjeditë e tilla mos të ndodhin në të ardhmen”, deklaroi Zamir Mustafai nga Këshilli Organizativ, duke falënderuar Komunën e Gostivarit për përkrahjen në organizim.

Pjesë e përvjetorit të dytë është edhe Marshi Memorial i pasdites nga Pika pagesore në Gostivar deri në sheshin e qytetit, me një ceremoni modeste.

“Së bashku me Këshillin organizativ për shënimin e përvjetorit të dytë të tragjedisë së Llaskarcës, sot vendosëm lule në vendin e aksidentit ku jetën e humbën 16 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan”, deklaroi Taravari, duke përkujtuar që shumica e viktimave ishin nga Gostivari dhe Vrapçishti.

Ai përkujtoi që përkundër se kanë kaluar dy vjet, akoma nuk ka epilog gjyqësor rasti.

Rastin e udhëheq gjykatësja Dijana Gruevska- Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik Darko Jakimovski.

Të akuzuar janë 6 persona, dhe atë, pronari i kompanisë transportuese “Durmo Turs”Durmish Beluli, përgjegjësi i kompanisë, Remzi Miftari dhe vozitësi i autobusit, Manoil Trifunovski. Këta ngarkohen për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”, ndërkaq tre të punësuarit e stacionit të kontrollit teknike, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski akuzohen për pjesëmarrje në kryerjen e veprës penale. Në aksidentin që ndodhi më 13 shkurt të vitit të kaluar humbën jetën 16 pasagjerë dhe 38 të tjerë u lënduan.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button