Sot do të fillojë pjesa e dytë e Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut

Ndeshjet e javës së 19-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut do të fillojë me ndeshjen Akademia Pandev – Rabotniçki në ora 14:00, transmeton Portalb.mk.

Nesër gjithashtu do të zhvillohen edhe pesë ndeshjet tjera:

Sileks-Shkëndija

Borec – Shkupi

Struga Trim&Lum-Makedonija Gj.P.

Renova-Bellasica

Vardar-Pelister

Gjatë javës, FFM-ja organizoi seminar të përbashkët për gjyqtarët dhe kontrolluesit për pjesën pranverore të sezonit.

Pjesa e dytë e kampionatit do të fillojë me Shkëndijën në krye të tabelës me 39 pikë, duke vazhduar me Shkupin 33 pikë, Makedonija Gj.P. 33 pikë dhe Struga 28 pikë.

Ndryshe, KF Vardar përkundër se ishte kampion i Ligës së parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut për sezonin 2019/2020, ajo pati mundësi të shfrytëzojë të drejtën e përfaqësimit të vendit në UEFA Ligën e Kampionëve, për shkak se i mungon licenca për ndeshje në UEFA.

Për këtë arsye, Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut kishte vendosur që vendi në garat evropiane do të përfaqësohet nga: KF Sileks në Ligën e Kampionëve, KF Shkëndija në Ligën Evropiane, KF Renova në Ligën Evropiane dhe KF Shkupi në Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button