Dimitrov në mbledhjen me deputetët lituanezë: Evropianizimi na nevojitet që ta sjellim Evropën brenda

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot mori pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Lituaninë dhe Maqedoninë e Veriut, e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit lidhur me procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Dimitrov në këtë mbledhje, iu referua bashkëpunimit të vendosur me Lituaninë në grupin Vilnus “Atëherë u dakorduam që të gjithë së bashku të bashkëpunojmë në rrugën drejt anëtarësimit në NATO, dhe me hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO u rrumbullakua i gjithë ky bashkëpunim”- theksoi Dimitrov, duke shtuar se bashkëpunimi tani duhet të vazhdojë për procesin e aderimit në BE.

Para parlamentarëve lituanezë, ai iu referua historisë së integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe pengesave që më shumë se një dekadë e lënë vendin tonë në dhomë pritje të BE-së, mirëpo përfundimisht mori dritë jeshile në mars të vitit të kaluar.

“Dosja e Maqedonisë së Veriut në Bruksel ishte i çiltër dhe i pakushtëzuar, megjithatë krahas përpjekjeve të forta të kryesimit gjerman hapja formale e negociatave në kuadër të konferencës ndër-qeveritare akoma nuk ndodhi për arsye të mospajtimin e një shteti.” – theksoi Dimitrov.

Dimitrov tregoi qëndrimin e fuqishëm për përkushtimin e mëtejmë të procesit të brendshëm reformues.

“Evropianizimi na nevojitet që ta sjellim Evropën brenda” dhe potencoi se procesi i aderimit është i nevojshëm pikërisht si mjet për reforma. Kërkoi mbështetje nga Lituania për procesin e zgjerimit, duke theksuar se në të vërtet bëhet fjalë për kompletimin e Evropës: “Fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut me BE-në do të jetë sukses edhe për vendin tonë, por edhe për të gjitha vendet-anëtare dhe vetë BE-së”-përfundoi Dimitrov​

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button