RMV, Qeveria dhe OSBE kanë përgatitur bazë elektronike të të dhënave për avancimin e dialogut ndërkulturor

Me qëllim të zbatimit praktik të Strategjisë nacionale për zhvillimin e konceptit të një shoqërie dhe ndërkulturalizmin (2020-2022), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup, përgatitën bazë elektronike të të dhënave me dokumente ndërkombëtare përkatëse që synojnë promovimin e dialogut kulturor dhe integrimin të shoqërisë, njofton Portalb.mk.
Sipas Qeverisë, baza e të dhënave është gjithëpërfshirëse, me referenca të kryqëzuara dhe përfshin marrëveshje dhe konventa relevante ndërkombëtare, raporte dhe rekomandime të organizatave kryesore ndërkombëtare, angazhimet e OSBE-së dhe standarde dhe praktika të tjera ndërkombëtare. Baza e të dhënave do të shërbejë si një mjet për monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të Strategjisë për zhvillimin e konceptit të një shoqërie dhe ndërkulturalizmit.
“Fokusi i bazës së të dhënave është në burimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, të cilat janë tematike, të rëndësishme për Strategjinë dhe planin e veprimit për zbatimin e strategjisë nacionale. Në këtë data-bazë, struktura kryesore e burimeve jepet nga klastere organizatash edhe atë: grupi “Organiziata e Kombeve të Bashkuara”, klasteri “Këshilli i Evropës”, klasteri “Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë”, “Bashkimi Evropian”, qënron në njoftimin e Qeverisë.
Strategjia nacionale, për një shoqëri dhe ndërkulturalizëm, sipas tyre, promovon vlerat thelbësore të diversitetit, përfshirjes, respektimit të të drejtave të njeriut, mundësive të barabarta, veçanërisht për gratë dhe burrat, sundimin e ligjit, demokracinë dhe kulturën e paqes dhe dialogut. Zbatimi i Strategjisë nacionale drejtohet nga Trupi Koordinues, i kryesuar nga Koordinatori nacional për ndërkulturalizëm, një shoqëri, zhvillim të kulturës dhe bashkëpunim ndërsektorial, Robert Allagjozovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button