Komuna e Gostivarit do t’i bashkangjitet marshit memorial për viktimat e tragjedisë së Llaskarcës 

Komuna e Gostivarit do të mbështet iniciativën e një grupi të qytetarëve/bjeshkatarëve për organizimin e Marshit Memorial në nder të 16 viktimave që humbën jetën tragjikisht në aksidentin rrugor te fshati Llaskarcë, transmeton Portalb.mk.

Në takimin sotëm, kryetari i komunës dhe organizatorët, duke marrë parasysh parashikimet e sinoptikëve se nesër do të mbajë mot me temperatura shumë të ulëta i përcjellë edhe me reshje borë, ranë dakord që i njëjti të fillojë në pikën pagesore në Gostivar, duke ruajtur simbolikën dhe duke përfshirë numër sa më të madh të pjesëmarrësve.

“Marshi do të përfundojë në ora 17:45 në sheshin e qytetit, ku do të mbahet edhe një ceremoni simbolike në kujtim të viktimave dhe solidarizim me familjarët e të ndjerëve. Komuna e Gostivarit, fton qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje, duke iu përmbajtur rreptësisht masave për mbrojtje nga COVID-19”, thuhet në njoftimin e komunës.

Përndryshe, më 13 shkurt të vitit 2019-të, në autostradën Shkup – Tetovë, në fshatin Llaskarcë, ka ndodhur aksident trafiku, pasi u rrokullis autobusi i ndërmarrjes “Durmo Turs”. Nga aksidenti ndërruan jetë 15 persona, ndërkaq u lënduan 39-të tjerë.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button