RMV, Antikorrupsioni ka hapur procedurë për një deputet, i cili ka vendosur një person të afërt si udhëheqës të kompanisë së tij

Komisioni Antikorrupsion në seancën e sotme ka hapur procedurë për një deputetë të Kuvendit, i cili ka ndërruar udhëheqësinë në kompaninë e tij dhe për udhëheqës ka vendosur një person të tij të afërt, raporton MIA, transmeton Portalb.mk.

Sipas këtij komisioni, një ministër ka ndërruar udhëheqësinë në kompaninë e tij dhe për udhëheqës ka vendosur një person të tij të afër dhe një deputet e ka bërë të njëjtën gjë.

Komisioni për Antikorrupsion ka hapur edhe tre lëndë për kumulimin e funksioneve kundër personave zyrtarë, të cilët dalin nga deklaratat për konflikt interesi për vitin 2020.

Lëndët janë hapur për një anëtar këshilli të një komune, i cili njëkohësisht është edhe anëtar i bordit drejtues të kopshtit për fëmijë, një deputet në Kuvend i cili njëkohësisht është anëtar edhe i bordit mbikëqyrës në Qendrën për menaxhim me kriza dhe për një u.d. i një shkolle të mesme komunale, i cili njëkohësisht menaxhon si pronar me një shoqatë tregtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button