Biden urdhëroi ndërprerjen e ndërtimit të murit në kufi me Meksikën

Biden shfuqizoi urdhrin nacional që Donald Trumpi e përdorte për të financuar ndërtimin e murit në kufi me Meksikën. Në një letër drejtuar Kongresit, Bideni tha se ai nuk do të shpenzohet as edhe një dollar të taksapaguesve për ndërtimin e murit, njofton Portalb.mk.

Trump shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në kufirin jugor në vitin 2019, që i mundësonte të anashkalojë Kongresin dhe të përdorë mjete ushtarake për të ndërtuar murin. Ai harxhoi 25 miliardë dollarë në këtë projekt gjatë mandatit të tij.

Ky është i fundit i një serie urdhrash ekzekutivë me të cilët Bideni përmbys politikat e paraardhësit të tij. Javën e kaluar, ai urdhëroi hetim në agjendën e emigracionit të Trumpit dhe nënshkroi një dekret që lejonte ribashkimin e familjeve migrante të ndara nga politikat e tij.

Biden tani ka kërkuar qasje në të gjitha fondet e ndara ose të devijuara për të ndërtuar murin, i cili ishte një nga premtimet kryesore të fushatës së Trumpit në vitin 2016. Sidoqoftë, që nga ardhja në pushtet, vetëm 130 km pengesa të reja janë ndërtuar dhe pjesë të strukturës ekzistuese janë zëvendësuar në gjatësi prej 640 km.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button