Dha dorëheqje shefi i Olimpiadës për shkak të komenteve për gratë

Kreu i komitetit organizues të Lojërave Olimpike të Tokios dha dorëheqje, pasi u kritikua për deklarata “të papërshtatshme” për gratë.

Yoshiro Mori, 83 vjeç, u citua duke thënë se gratë flasin shumë dhe se takimet me shumë drejtoresha të bordeve “do të marrin shumë kohë”, transmeton REL.

Mori, fillimisht, kërkoi falje, por tha se nuk do të japë dorëheqje.

Të premten, ai sërish kërkoi falje për “deklaratën e papërshtatshme”.

“Ajo që është e rëndësishme, është mbajtja e Olimpiadës nga korriku. Nuk duhet të ndodhë që prania ime të bëhet pengesë për këtë”, tha Mori, teksa njoftoi për dorëheqjen.

Dorëheqja vjen pas presionit në rritje kundër tij.

Sponsorët kryesorë e kritikuan atë, përfshirë prodhuesin e makinave Toyota, që është një nga mbështetësit më të mëdhenj të Olimpiadës.

Presidenti i Toyotës, Akio Toyoda, tha se kompania është “e zhgënjyer”.

Nuk është ende e qartë se kush do ta zëvendësojë Morin, që më herët ka qenë kryeministër i Japonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button