RMV, Qeveria ka anashkaluar shumicën e rasteve të ngritura kundër korrupsionit, alarmojnë nga Komisioni anti-korrupsion

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk ka reaguar për shumicën e iniciativave të ngritura nga Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit, derisa zv.kryeministri Lupço Nikollovski vlerësoi që janë shkarkuar më shumë drejtorë se sa janë propozuar, transmeton Portalb.mk.

Biljana Ivanovska, kryetarja e Komisionit, për REL vlerësoi që janë shqyrtuar nga Qeveria vetëm rreth 30% e rasteve të ngritura nga Komisioni në lidhje me korrupsionin.

“Nga gjithsej 58 ose 60 iniciativa që kemi ngritur, për sa i përket përgjegjësisë, vetëm 18 janë pranuar, përderisa të tjerat ose janë hedhur poshtë ose fare nuk kemi marrë përgjigje. Personalisht, mendoj se bëhet fjalë për një numër shumë të vogël për sa i përket mbështetjes së iniciativave tona”, deklaroi Ivanovska, duke sqaruar që ose janë cilësuar si të pabaza ose nuk është reaguar brenda 60 ditëve.

Raportohet që Qeveria ka shpërfillur shumicën e iniciativat të komisioni për shkarkimin e disa drejtorëve që janë nën kompetenca të Qeverisë, duke theksuar se është proceduar deri te Regjistri Qendror shkarkimi i tri drejtorëve.

“Kemi shkarkuar më shumë drejtorë seç ka propozuar Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, kemi shkarkuar drejtorin e Agjencisë Kombëtare, zëvendësdrejtorin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, janë shkarkuar kryetarë të këshillave mbikëqyrës, pra është reaguar ndaj çdo iniciativë, e cila ka ardhur deri tek unë, qoftë nga mediat apo qytetarët”, deklaron Nikollovski, i cili me Komisionin kanë vendosur që të takohen çdo të dytën të martë të muajit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button