RMV, policia kapi 30 udhëtarë në një autobus duke kaluar kufirin me teste PCR të dyshimta

Reparti për çështje kufitare dhe migracion në kuadër të Policisë së Maqedonisë, ka gjetur 30 teste PCR të falsifikuara në një autobus që kalonte kufirin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, transmeton Portalb.mk.

“Në kalimin kufitar “Deve Bair”, gjatë kontrollit të autobusit të agjencisë turistike nga Shkupi, punonjësit policorë kanë gjetur 30 teste PCR për kovid-19, për të cilat ekziston bazë për dyshime që nuk janë të vlefshme, gjegjësisht se nuk janë nxjerrë nga institucionet përgjegjëse mjekësore”, raportojnë nga policia e RMV-së.

Policia arrestoi dy shtetas shqiptarë, duke i dërguar në gjykatë, ndërsa 28 udhëtarët tjerë që janë shtetas të RMV-së, policia paralajmëroi kallëzim penal në bazë të nenin 206 dhe 378 nga Kodi Penal.

Ndryshe, qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet të kenë test PCR negative jo më të vjetër se 72 orë për të shkuar në Bullgari deri më 30 prill, në përjashtim të disa rasteve, si kalimi tranzit nëpër Bullgari. Rregullat vlejnë për transportin tokësor, ajror, detar dhe hekurudhor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button