Osmani – Stoltenberg:  Nevojitet bashkëpunim i ngushtë në kuadër të NATO-s në ballafaqimin me pandeminë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij në Belgjikë, vizitoi edhe selinë e NATO-s, ku kishte takim me sekretarin e përgjithshëm, Jens Stoltenberg. Osmani dhe Stoltenberg biseduan rreth aktiviteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut në drejtim të rrumbullakësimit të procesit për integrimin e plotë të vendit në strukturat e NATO-s, finalizimin e kornizës juridike, ratifikimit të marrëveshjeve që dalin nga anëtarësimi ynë në organizatë dhe aktivitete tjera që dalin nga anëtarësia, transmeton Portalb.mk.

Bujar Osmani, Jens Stoltenberg

Në takim u shkëmbyen edhe më shumë mendime rreth situatës politike dhe të sigurisë në rajon dhe më gjerë, si dhe për pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në planet e mëtutjeshme dhe aktivitetet e Aleancës, gjithashtu u bisedua edhe për gjendjen aktuale me pandeminë e  Covid-19, ku bashkërisht u konstatua nevoja e bashkëpunimit të ngushtë në kuadër të NATO-s dhe me vendet anëtare në ballafaqimin me këtë krizë globale.

“Në veçanti i jemi mirënjohës të gjithë vendeve anëtare dhe partner që siguruan ndihmë për vendin tonë, e çmojmë si shkallë të lartë të solidaritetit, si parim kyç mbi të cilin bazohet NATO”, tha Osmani.

Osmani është në vizitë dy ditore në Luksemburg dhe në Belgjikë, në kuadër të aktiviteteve diplomatike për vizitën e kryeqendrave evropiane me qëllim prezantimin e dosjen evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button