Sllagjana Taseva: Qeveria është munduar të tërheqë vëmendjen nga Indeksi i korrupsionit duke më diskredituar

Kryetarja e Transparency International- Maqedoni Sllagjana Taseva, ka reaguar për lajmin e publikuar nga disa media, një ditë pas publikimit të rezultateve për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit(IPK), në të cilin thuhej se kompania GSOL dhe “Industrisë Euronickel”, të cilën Taseva e quan ‘anonime offshore’  ka fituar padinë për shpifje, të ngritur në vitin 2018. Sipas saj shfaqja e informacionit jo-transparent të ndarë midis gjyqësorit, medias dhe qeverisë për të tërhequr vëmendjen nga gjetjet e tyre nuk pasqyron tonin e vërtetë të një qeverie që bën fushatë kundër korrupsionit, njofton Portalb.mk.

Në reagimin e Transparency International, thuhet se kjo mënyrë e raportimit është vetëm për arsyen se publikimi i rezultateve të Indeksit të Percepimit të Korrupsionit (IPK) për vitin 2020 në fund të janarit të vitit 2021 ka provokuar reagime si kurrë më parë. Ky indeks sipas tyre, theksoi urgjencën e luftës kundër korrupsionit, e cila,  shpresojnë të kontribuojë në vullnetin real politik dhe ndryshim. Në të njëjtën kohë, sipas tyre, reagimet ndaj Indeksit kanë zbuluar edhe një herë pengesat e shumta në media, gjyqësor dhe sektorin e shoqërisë civile që pengojnë progresin.

“Përderisa shikonit faqet e para të mediave më të mëdha të shtypura një ditë pasi Indeksi u botua, do të shikonit një histori tjetër – lajmi se një kompani anonime offshore në Bahamas fitoi padinë e saj për shpifje personalisht kundër meje”, thuhet në reagim.

Në reagim thuhet tutje se dy fakte bien në sy. Agjencia shtetërore e lajmeve MIA, e cila publikoi informacionin në lidhje me vendimin e gjykatës para se të bëhej publik në faqen e internetit të gjykatës. Siç shprehen nga kjo organizatë, në media nuk përmendet se bëhet fjalë për vendim të shkallës së parë dhe as nuk është cituar burimi e tyre i informacionit.

“Përkundër përpjekjeve për të diskredituar rezultatet e shoqërisë civile në lidhje me situatën e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, publiku ruajtur vëmendjen në një çështje që është domethënëse. Vëmendja e medias në lidhje me Indeksin 2020 nuk ishte si asnjëherë më parë”, thuhet në reagimin e Tasevës.

Nga Transparencz thonë se inkurajojnë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut të përdorë mbështetjen e plotë të Transparency International, e cila mund ta sigurojë në mënyrë që të vendosë politika efektive për të ndryshuar situatën me korrupsionin.

“Siç theksova gjatë mbrojtjes time, dhe do ta theksoj në apelin tim kundër aktgjykimit, padia për shpifje më kategorizon në mënyrë të palogjikshme si një person fizik sesa si një person që flet në emër të TI-Maqedoni – për vërejtjet e bëra në konferencën për shtyp të organizatës në të cilën unë jam kryetare. Kompania duket se e ka parë më të përshtatshme të padisë një person fizik sesa kryetarin e një organizate të shoqërisë civile për anti-korrupsion. Është shqetësues fakti që gjykatat e kanë lejuar këtë”, thotë Taseva.

“Përpjekja për të hequr vëmendjen nga rezultatet e IPK-së nuk do të ndryshojë realitetin e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi kryetarja e Transparency International Delia Ferreira Rubio.

Në fund të muajit janarit, gjegjësisht më 29, qarkulloi lajmi se Gjykata Themelore Civile Shkup ka vendosur se kryetarja e Shoqatës “Transparenca Ndërkombëtare – Maqedoni”, Slagjana Taseva, është përgjegjëse për shpifjen e GSOL dhe “Industrisë Euronickel”.

Sipas vendimit, Taseva në një konferencë për shtyp të mbajtur në 25 prill 2018 ka bërë deklarata të pavërteta në lidhje me procedurat e falimentimit të ish-fabrikës “Feni”, e cila iu referua GSOL dhe “Industrisë Euronickel”.

Përndryshe më 28 janar u publikua raporti i TI-së kur Maqedonia e Veriut shënoi 35 pikë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2020, i cili renditi vendin në pozitën e 111-të nga 180 vende.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button