Gjatë tre muajve të fundit merimanga ka marrë 172 vetura në Komunën e Çairit

Shërbimet e merimangës të NP “Parkingu i qytetit” dje kanë realizuar një aksion për marrjen e veturave të parkuara në mënyrë të parregullt në Komunën e Çairit. Janë marrë dhjetëra vetura, ndërsa aksioni, siç thanë nga Qyteti i Shkupit, ka vazhduar gjatë ditës. Në tre muajt e kaluar në territorin e Çairit dhe Bit Pazarit janë sanksionuar 172 vetura, transmeton Portalb.mk.

Merimanga, Foto: Qyteti Shkupit

“Qyteti i Shkupit në vazhdimësi realizon aksione në të gjitha komunat e Shkupit për sanksionimin e të gjithë shoferëve të pandërgjegjshëm të cilët i parkojnë veturat e tyre në mënyrë të parregullt në hapësira publike dhe bëjnë shkelje të parkimit në rrugë, rrugica për biçikleta, vendkalim për këmbësor, trotuar, hapësirë të gjelbër, në kundërshtim me shenjat e trafikut”, thanë nga Qyteti Shkupit.

Qyteti Shkupit dhe ndërmarrja publike “Parkingu i Qytetit”, u kanë bërë thirrje qytetarëve të ruajnë gjelbërimin dhe hapësirat e tjera publike, ndërsa veturat e tyre t’i parkojnë vetëm në vendet e parkimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button