RMV, kovid-shifrat në rritje, janë regjistruar më shumë mutacione të virusit, ekspertët bëjnë thirrje për kujdes

Instituti për shëndet publik (ISHP) shënon rritje për 4,1% të numrit të rasteve të reja pozitive me kovid-19, si dhe rritje për 3,1 % të rasteve të vdekjes, krahasuar me javën e kaluar. Raporti i fundit javor i institucionit, për periudhën nga 1 deri 7 shkurt tregon që në këtë periudhë janë testuar gjithsej 14.398 materiale në laboratorët në të cilat bëhet testim molekular dhe testim antigjen për prani të SARS-CoV-2, me rritje prej 4,8% krahasuar me javën e kaluar. Për ekspertët shëndetësorë, shifrat e zmadhuara janë rezultat i relaksimit të qytetarëve në periudhën e kaluar, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Shqetësim plotësues është që lloji i ri britanik i virusit është vërejtur në tetë qytete, nga të cilat më së shumti raste ka në Ohër, Prilep dhe Kavadarci.

“Javën e kaluar nga ISHP janë paraqitur  649 materiale të cilat janë sekuencionuar për prani të llojit “britanik” të SARS-CoV-2 nga tre laboratore (ISHP, “Zhan Mitrev”dhe ASHAM). Nga materialet e sekuencionuara, 56 janë pozitive për prani të llojit të ri të SARS-CoV-2”, thonë nga Instituti.

Nga ISHP theksojnë që në pajtim me analizat nga ASHAM, në periudhën e fundit janë detektuar numër më i madh i varianteve të reja, të cilat paraprakisht nuk kanë qenë të pranishme te pacientët në shtetin tonë, që mund të sugjerojë në futje të vazhdueshme të rasteve të reja të kovid-19 jashtë vendit.

Mikrobiologu prof. d-r Nikolla Panovski thotë që koha e ngrohtë edhe është edhe nuk është në favor të situatës me kovid-19 për shkak se me çdo rënie të numrit populli relaksohet në aspekt të respektimit të masave të mbrojtjes.

“Nëse njerëzit grumbullohen jashtë nuk është e tmerrshme, mirëpo nëse janë nëpër hapësira të mbyllura të qendrave tregtare atëherë ka përhapje të virusit. Mendoj që situate me shifrat do të jetë e këtillë së paku edhe një muaj. Tani i presim vaksinat. Duhet të jemi të kujdesshëm për shkak se nuk e dimë edhe me çfarë dinamike përhapet edhe lloji i ri”, thotë Panovski.

Sipas raportit të ISHP-së, pjesa dërmuese e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi, ndërsa përqindja me pozitivistet lëviz nga 10,3 deri 17,7%, sikur javën e kaluar.

“Të regjistruar ka persona në të gjitha grupmoshat. Më i madh është grupi i moshës mbi 60 vjeç, kurse numër i madh i të regjistruarve dhe te personat në grupmoshat tjera“, thuhet në raportin javor.

Këtë javë, statusin “të shëruar” e kanë fituar 3.322 persona të cilët kanë qenë të hospitalizuar ose në mjekim shtëpiak, 11,6% më tepër në krahasim me javën e kaluar. Megjithatë, numri i të vdekurve si rezultati kovid-19 është rritur për 3,1% në krahasim me javën e kaluar. Kanë vdekur 66 persona nga 21 qytet në vend. Sa përket moshës, 58 nga personat e vdekur kanë qenë mbi moshën 60 vjeçare, pesë të moshës nga 50-59 vite dhe nga një person në moshën nga 40-49, 30-39 dhe20-29 vite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button