RMV, propozim-ligji për dokumentet e udhëtimit kaloi në Komisionin e Kuvendit

Në seancën e 13-të të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midisi bashkësive në kuadër të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, kaloi propozimi-ligji për ndryshimet në Ligjin për dokumentet e udhëtimit, transmeton Portalb.mk.

Në ndryshime planifikohet që nga 1 korriku qytetarët të fillojnë marrjen e letërnjoftimit me emrin e ri kushtetues, Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Ky ligj do të hyjë në fuqi tetë ditë nga dita e publikimit në “Gazetën zyrtare të RMV-së”, ndërsa do të fillojë të zbatohet prej 1 korrikut të vitit 2021”, propozohet në nenin 4, derisa në nenin 3 theksohet që dokumentet tjera që janë marrë më herët do të vlejnë deri më 12 shkurt të vitit 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button