fbpx

Gjermani, dhjetëra të lënduar në aksidente për shkak të një stuhie dëbore

Të paktën 28 ​​persona u lënduan në aksidente trafiku që ndodhën sot në Gjermani, për shkak të një stuhie dëbore dhe erërave të forta që goditën pjesën veriore dhe perëndimore të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Për shkak të motit të keq dhe temperaturave nën zero, disa trena ndërprenë qarkullimin ndërsa autoritetet i vendosën të pastrehët në strehimore të ngrohta.

Operatori kombëtar i trenave “Deutsche Bahn” njoftoi se shumë itinerare midis Hamburgut dhe Hanoverit si dhe Berlinit dhe perëndimit të vendit u anuluan për shkak të borës së akumuluar në binarët e trenit. Disa udhëtime në lindje të vendit u anuluan gjithashtu.

Policia në shtetin perëndimor të Nordrhein-Westfalen deklaroi se nga dje pasdite deri mëngjesin e sotëm janë regjistruar 222 aksidente trafiku të shkaktuara nga moti i keq.

Nga të lënduarit në aksidente, dy kanë marrë lëndime të rënda.

Instituti Republikan Hidrometeorologjik (DWD) u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.

Qyteti perëndimor Muenster është një nga më të prekurit nga stuhia, ku rrugët janë të pakalueshme për shkak të borës së akumuluar.

Përderisa temperaturat në perëndim të vendit janë nën zero, jugu i Gjermanisë ka temperatura pranverore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button