Fillimisht PPU, pastaj realizimi i Park & Ride terminaleve për zgjidhje të parkimit në Shkup

Ndërtimi i terminaleve transportuese të udhëtarëve në Shkup do ta presë përpunimin e Planit të ri të përgjithshëm urbanistik për periudhën 2022-2032. Terminalet e popullarizuara Park & Ride në kryeqytetin tonë u premtuan para një dekade, por deri në ditët e sotme nuk u ndërtuan nëpër hyrjet në Shkup, ku do të mund të parkohet automjeti dhe nga ajo pikë të vazhdohet udhëtimi me linjë të autobusave urban-ndërurban, me biçikletë ose hekurudhë, shkruan Meta, njofton Portalb.

Nga Qyteti i Shkupit për “Meta”-n thonë se për realizimin e terminaleve transportuese të udhëtarëve është e domosdoshme fillimisht që të përfundojë procesi i përpilimit të Studimit për rrjetin e ri të linjave urbane-ndërurbane në territorin e Qytetit të Shkupit, i cili për momentin është në fazë zë evaluimit nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillimt (BERZH).

Gjithashtu, autoritetet e qytetit konsiderojnë se ky projekt është i lidhur me miratimin e PPU-së së re të Qytetit të Shkupit, me ç’rast për momentin për nevojat e PPU-së së ardhshme po bëhet evaluim i Planit për mobilitet të qëndrueshëm urban për vizion afatgjatë të transportit urban, i cili është i financuar nga IPA fondet e BE-së.

“Me Planin për mobilitet të qëndrueshëm urban (SUMP) shpresojmë se do ta fitojmë bazën për përpunim të parking terminaleve Park & Ride”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Përveç përfundimit të procedurës për përgatitje të këtyre dokumenteve, autoritetet e qytetit nga buxheti i sivjetmë nuk parashikojnë të ndajnë mjete për realizim të terminaleve të këtilla transportuese të udhëtarëve në Shkup. Përndryshe, terminale Park & Ride do të ishin të dedikuara për parkim të automjeteve të cilët vijnë nga qytetet e tjera në Shkup, ndërsa sipas vlerësimeve të vjetëruara nga viti 2012, janë rreth 30.000 automjete në nivel ditor.

Këto terminale transportuese të udhëtarëve do të duhet të ndërtohen afër autostradave nëpër hyrjet në Shkup, në Saraj nga ana perëndimore, dhe në Hipodrom, Ilinden ose Petrovec nga ana lindore. Krahas asaj që do të mund të parkohet sutomjeti në këto lokacione, nga kjo pikëshoferët do të mund të ngjiten në autobus, tren ose biçikletë i cili do t’i çonte deri në destinacionin e fundit në Shkup.

Në këtë mënyrë, me këtë projekt kryeqyteti do të kishte disa benefite: do të zvogëlohej turma në komunikacion në Shkup, do të zbutej problemi me parkimin, ndërsa qytetarëve nga qytetet e tjera do t’u mundësohej më lirë dhe më shpejtë ta realizojnë udhëtimin e tyre në kryeqytet.

Në qytetet e zhvilluara evropiane, terminalet e këtilla Park & Ride ndërtohen në afërsi të metro stacioneve më të largëta, krahas stacioneve hekurudhore në lagjet ndërurbane ose në lokacion deri tek i cili është i ndërtuar rrjet çiklist, ndërsa në Shkup terminalet e këtilla transportuese të udhëtarëve do të mund të paraqesin edhe një mundësi për zhvillim të hekurudhës urbane-ndërurbane në Shkup, i cili premtohet tanimë tre dekada.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button