Ministri sllovak i Punëve të Jashtme nesër për vizitë në vendin tonë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë, Ivan Korçok nesër do të qëndrojë për vizitë pune në vend në ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani, njofton Portalb.

Përveç takimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Korçok do të takohet edhe me presidentin e shtetit Stevo Pendarovski dhe me kryeministrin Zoran Zaev.

Ministria e Punëve të Jashtme kumtoi se në takime do të bisedohet për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, mundësitë për përparimin e tyre në të gjitha fushat nga interesi i përbashkët, me theks të veçantë në
bashkëpunimin ekonomik dhe planin tregtar. Pritet të hapen edhe temat për proceset eurointegruese të vendit tonë, bashkëpunimi në suaza të NATO-s dhe organizatat tjera ndërkombëtare.

Vizita e ministrit sllovak është në korrniza të turneut të tij nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor dhe angazhimet e Sllovakisë për sigurimin e perspektivës evropiane për rajonin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button