Bytyqi: Po bisedohet për modelin, do të ketë mbështetje për paga

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi deklaroi sot se, do të ketë mbështetje financiare për paga për kompanitë e goditura nga kriza e koronës. Ai tha se ende bisedohet me sindikatat dhe odat për modelin që do të jetë i pranueshëm për të gjithë dhe se me siguri së shpejti do të sillet vendim, transmeton Portalb.mk.

“Numri i të punësuarve të cilët janë mbështetur me paga është ulur nga muaji në muaj dhe në muajin dhjetor, kur ishte muaji i gjashtë i subvencionimit në ekonomi, ka rënë në 60 mijë punëtorë të cilët në një farë mënyre kanë qenë të mbështetur me masën mbështetje financiare të pagave”, tha Bytyqi.

Ai theksoi se mbështetje financiare për paga do të ketë, sepse për Qeverinë është i rëndësishëm çdo vend pune. Por, në vend ka rreth 180.000 llogari të bllokuara.

“Ato janë më së paku 180 mijë familje të cilat nuk mund të funksionojnë në mënyrë normale dhe të paktën ky numër do të përfshihet”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button