Zëvendës kryeministri Nikolla Dimitrov i shpëtoi interpelancës

Me 53 vota “për” dhe 55 vota “kundër” dhe asnjë të “përmbajtur”, nuk kaloi interpelanca për zëvendës kryeministrin për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, njofton Portalb.mk.

Kërkesa për interpelancë hapi debat të ashpër politik në Kuvend.

Interpelanca ndaj Dimitrovit është dorëzuar nga më shumë se 30 deputetë nga partitë opozitare në Kuvend.

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka vërejtje për Dimitrovin, pasi me mos shkuarjen e tij  në diskutimin e komisionit, ka treguar sipas tyre, mosrespekt të Kuvendit. Sekretariati për Çështje Evropiane është pasiv dhe pa llogaridhënie për 100 ditët e para, ndërsa arsye e tretë për interpelancën është hutia e opinionit me pretendimin e Dimitrov se Maqedonia ka vendim për fillim të negociatave.

Dimitrov në seancën për interpelancën ndaj tij tha se është gënjeshtër që ai ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt, është gënjeshtër që ka qenë i obliguar të marrë pjesë dhe është gënjeshtër që ka refuzuar të marrë pjesë në seancë të Komisionit Parlamentar për Politikë të jashtme, me të cilin udhëheqë Antonio Milloshski.

“Ju pretendoni se kam qenë i ftuar në mënyrë të rregullt në seancën e komisionit për politikë të jashtme, kam qenë i obliguar të paraqitem dhe unë kam refuzuar. Kjo është absolutisht gënjeshtër, sipas të gjitha bazave. Dua të jem i qartë si kristali, sipas të gjitha bazave. Është gënjeshtër që unë kam qenë i ftuar në mënyrë të rregullt, është gënjeshtër që kam qenë i obliguar të marrë pjesë dhe është gënjeshtër që kam refuzuar të marrë pjesë. Sipas rregullores së Kuvendit, nëse në seancën e një trupi punues nuk shqyrtohet ndonjë ligj, apo propozim ligj, ai mundet, por nuk është patjetër të marrë pjesë dhe për këtë është e pakuptimtë të jep përgjigje për diçka që nuk është e patjetërsueshme”, tha Dimitrov.

Bëhet fjalë për seancën e komisionit për politikë të jashtme të cilën e ka thirrur Milloshoski që të debatohet për kontestin me Bullgarinë. Deputeti i VMRO-DPMNE vendosi një maket prej kartoni nga Dimitrov në seancën e 12 nëntorit.

“Fatkeqësisht, nuk kam kohë dhe aq më pak dëshirë, të marrë pjesë në teatër të kartonëve, për çka pranoj, është i pakrahasueshëm në aftësinë për të bërë cirk nga interesat shtetërore, veçanërisht në Kuvend. Për atë teatër, nuk u nevojitem unë”, tha sot Dimitrov.

Nga LSDM e ka kundërshtuar interpelanca e Dimitrovit. Partia në pushtet kujton se, opozita edhe para dy viteve ngriti interpelancë për të njëjtin ministër, por për atë votuan vetëm 20 deputetë dhe pret që ashtu të jetë edhe këtë vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button