fbpx

Koalicioni ASH-Alternativa kërkojnë nga Xhaferi që të caktojë seancën për ndryshimet e ligjit për nënshtetësi

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkojnë nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi që të caktojë seancën ku në rend dite është edhe propozimi për ndryshimin e nënshtetësisë. Forumi i Rinisë i këtij koalicioni, nëpërmjet një konference për media të mbajtur para Kuvendit, ka akuzuar Xhaferin se, me mos caktimin e seancës ai pengon këtë ligj, trasmeton Portalb.mk.

“Jemi këtu para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut që drejtpërdrejt ta pyesim kryetarin e Kuvendit, zotërinë Talat Xhaferi se kur do të kthej seancën e 25-të parlamentare, në të cilën si pikë e 15-të e rendit të ditës është propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për nënshtetësi. Zotëri Xhaferi, fakti që ju nuk e ktheni atë seancë dhe kështu e pengoni diskutimin për këtë propozim ligj ju bën juve përgjegjës të drejtpërdrejt dhe pengues të miratimit të një ndryshimi ligjor që shumë qytetarëve të vendit tonë u pamundëson pajisjen me shtetësi”, deklaroi Selam Sejfulla nga ky forum.

Ai po ashtu, ka kërkuar nga Xhaferi që të sqarohet se pse pengohet miratimi i këtij ligji.

“Ne kërkojmë nga ju përgjigje publike, kush ju shtyn ta pengoni këtë dhe për interesa të kujt e bëni këtë. Nëse ju vazhdoni të silleni kështu ndaj kësaj të drejte të qytetarëve, ne do të vazhdojmë t’ju konsiderojmë përgjegjës kryesor që qytetarët nuk mund të pajisen me shtetësinë, ndërsa ju duhet ta sqaroni arsyen pse e bëni këtë”, tha ai.

Propozim ligji i ri për nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut parasheh lehtësim të procedurës së marrjes së këtij dokumenti, në krahasim me rregullat dhe procedurat e deritanishme. Qytetarëve që kanë jetuar në Maqedoninë e Veriut në kohën e Jugosllavisë ose janë lindur në Maqedoni, pavarësisht vendit të prejardhjes dhe kanë jetuar këtu deri më 8 shtator 1991, t’u mundësohet të marrin nënshtetësi, njohja e njërës prej gjuhëve zyrtare sipas Kushtetutës, janë disa prej lehtësimeve që parasheh propozim ligji për nënshtetësi i propozuar nga grupi parlamentare ASH – AAA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button