Stoltenberg do të diskutojë me studentë dhe liderë të rinj për temën “Ide të reja për NATO 2030”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg më 4 shkurt në orën 16:00 do të diskutojë me studentë dhe liderë të rinj në kuadër të evenimentit “Ide të reja për NATO 2030“, organizuar nga NATO dhe Chatham House, njofton Portalb.mk.

Kjo është pjesë e nismës së Sekretarit të Përgjithshëm “NATO 2030” për t’u siguruar që Aleanca mbetet e gatshme të përballet me sfidat e nesërme dhe mbajtjes së sigurt të qytetarëve të saj në dekadën e ardhshme dhe më gjerë.

Stoltenberg do të kyçet dhe do të japë mendimin e tij ndaj rekomandimeve të paraqitura nga Liderët e Rinj të NATO-s 2030. Sekretari i Përgjithshëm i ka kërkuar këtij grupi prej 14 profesionistësh të rinj të zhvillojnë ide të reja për rolin e NATO-s në fusha përfshirë teknologjitë e reja, ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e vlerave demokratike.

Në pjesën e dytë të ngjarjes, ekipet universitare nga e gjithë Aleanca do të hedhin idetë e tyre se si t’i bëjnë politikat e NATO-s prova të së ardhmes. Studentët do të zhvillojnë këto ide gjatë hakaton-it të parë të NATO-s, i cili filloi më 29 janar 2021. Ata do të paraqesin propozimet e tyre për hakatonin me ritëm të shpejtë, interaktiv, përpara një jurie ekspertësh dhe audiencës së drejtpërdrejtë që së bashku do të vendosin për ekipin fitues.

Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në ueb-faqen NATO-s. NATO gjithashtu i inkurajon të interesuarit t’i bashkangjiten ngjarjes në LinkedIn.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button