RMV, Qeveria obligoi ministritë të sigurojnë fonde për sistemet rajonale të menaxhimit të mbeturinave

Në seancën e djeshme, Qeveria obligoi Ministrinë e Financave në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit JetësoR dhe Planifikimit Hapësinor të fillojnë procedurë për sigurimin e huasë nga organizatat financiare ndërkombëtare për krijimin e sistemeve rajonale të menaxhimit të mbeturinave në Juglindje, Vardar, Pellagoni, Jugperëndim dhe në rajonin e Pollogut, njofton Portalb.mk.

Në seancën qeveritare, u rishikua dhe miratua Informacioni për nevojën e fondeve krijimin e sistemeve rajonale të menaxhimit të mbeturinave në këto pesë rajone të vendit.

Megjithëse kanë kaluar 17 vjet nga miratimi i Planit Hapësinor i cili parashikonte ndërtimin e deponive rajonale në vend, deri më tani është bërë shumë pak mbi këtë çështje.

Më larg realizimit të këtij projekti kapital shkuan rajoni Verilindor dhe Lindor i planifikimit, për të cilin u siguruan fonde nga BE-ja në vlerë prej 40 milion eurosh. Për këto dy rajone, deponia e ardhshme rajonale do të vendoset në fshatin Meçkuevc, Komuna e Shën Nikollës, për të cilin këtë vit është planifikuar shpallja e tenderit për ndërtimin e tij dhe fillimin e ndërtimit.

Në ndërkohë, në javët e ardhshme në rajonin Verilindor dhe Lindor, nëpër komuna duhet të fillojë pastrimi i të gjitha mbeturinave dhe deponive, përfshirë deponitë ekzistuese pa standarde. Me fondet e siguruara, në këto dy rajone, pajisjet moderne për grumbullimin dhe transportin e mbeturinave tashmë janë blerë për ndërmarrjet publike nga të gjitha komunat, përfshirë kamionët, pajisjet për stacionet e transferimit dhe kontejnerët e gjelbër dhe të verdhë për selektimin e mbeturinave nga qytetarët.

Sistemi rajonal i menaxhimit të mbeturinave në një farë niveli funksionon edhe në rajonin e planifikimit të Shkupit, duke marrë parasysh ekzistencën e deponisë “Drislla” si deponia e vetme me standarde që ka leje ekologjike të integruar A dhe lejohet vetëm hedhja e mbeturinave nga Komunat e Shkupit. Sidoqoftë, rajoni i Shkupit gjithashtu do të ketë nevojë për fonde për sigurimin e kontejnerëve dhe pajisjeve të tjera për selektim primar të mbeturinave nga amvisëritë, por edhe për selektimin e mbeturinave brenda deponisë “Drislla”, si dhe për krijimin e impianteve për trajtim, përfshirë riciklimin e mbeturinave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button