Milloshoski gënjen, unë nuk kam kohë dhe dëshirë që të marrë pjesë në teatrin e tij të kartonit, tha Dimitrov në përgjigjen për interpelancën

Është gënjeshtër që unë kam qenë i ftuar në mënyrë të rregullt, është gënjeshtër që kam qenë i obliguar të marrë pjesë dhe është gënjeshtër që kam refuzuar të marrë pjesë në seancë të komisionit parlamentar për politikë të jashtme, me të cilin udhëheqë Antonio Milloshski, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në seancën për interpelancën ndaj tij, të ngritur në Kuvend nga opozita, transmeton Portalb.mk.

“Ju pretendoni se kam qenë i ftuar në mënyrë të rregullt në seancën e komisionit për politikë të jashtme, kam qenë i obliguar të paraqitem dhe unë kam refuzuar. Kjo është absolutisht gënjeshtër, sipas të gjitha bazave. Dua të jem i qartë si kristali, sipas të gjitha bazave. Është gënjeshtër që unë kam qenë i ftuar në mënyrë të rregullt, është gënjeshtër që kam qenë i obliguar të marrë pjesë dhe është gënjeshtër që kam refuzuar të marrë pjesë. Sipas rregullores së Kuvendit, nëse në seancën e një trupi punues nuk shqyrtohet ndonjë ligj, apo propozim ligj, ai mundet, por nuk është patjetër të marrë pjesë dhe për këtë është e pakuptimtë të jep përgjigje për diçka që nuk është e patjetërsueshme”, tha Dimitrov.

Bëhet fjalë për seancën e komisionit për politikë të jashtme të cilën e ka thirrur Milloshoski që të debatohet për kontestin me Bullgarinë. Deputeti i VMRO-DPMNE vendosi një maket prej kartoni nga Dimitrov në seancën e 12 nëntorit.

“Fatkeqësisht, nuk kam kohë dhe aq më pak dëshirë, të marrë pjesë në teatër të kartonëve, për çka pranoj, është i pakrahasueshëm në aftësinë për të bërë cirk nga interesat shtetërore, veçanërisht në Kuvend. Për atë teatër, nuk u nevojitem unë”, tha sot Dimitrov.

Ai ka akuzuar VMRO – DPMNE-në për përhapje të lajmeve të rrejshme për pozicione apo vendime të vendeve të tjera apo organizatave ndërkombëtare.

“Mezi prisni lajmë të këqija, ndërsa kur nuk ka, i imagjinoni. Pak ishin përgënjeshtrimet nga Luksemburgu dhe thatë t’i mobilizojmë edhe Danimarkën dhe Holandën, me iluzionin se në mënyrë diskrete kanë mbështetur veton e Sofjes. Për vendimet për shtete të treta është fajtore qeveria e Maqedonisë, por nëse rastësisht ka lajm të mirë nga jashtë, meritat janë të juaja. Dhe sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme për koleksionerët e apasionuar të përgënjeshtrimeve të fjalëve të juaja, gjetët mënyrë se si edhe Sllovakia dhe Çekia t’ju thonë se ju nuk keni kontribuar në asnjë mënyrë për vendimin e tyre që të qëndrojnë në anën e principeve evropiane”, tha Dimitrov.

Para Dimitrovit foli deputeti i VMRO – DPMNE-së, Aleksandër Nikollovski, i cili tha se interpelanca ndaj Dimitrovit është vetëm hapi i parë nga plani për përmbysjen e kësaj shumice parlamentare, ndërsa hapat e tjerë do t’i shihni në javët në vijim.

Interpelanca ndaj Dimitrovit është dorëzuar nga më shumë se 30 deputetë nga partitë opozitare në Kuvend.

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka vërejtje për Dimitrovin, pasi me mos shkuarjen e tij  në diskutimin e komisionit, ka treguar sipas tyre, mosrespekt të Kuvendit. Sekretariati për Çështje Evropiane është pasiv dhe pa llogaridhënie për 100 ditët e para, ndërsa arsye e tretë për interpelancën është hutia e opinionit me pretendimin e Dimitrov se Maqedonia ka vendim për fillim të negociatave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button