Qeveria: Raporti i KE-së përmend regjistrimin si detyrim të rëndësishëm të vendit tonë i cili duhet zbatuar

Qeveria vlerëson se regjistrimi, i cili do të kryhet në prill 2021 është aktivitet i detyrueshëm dhe detyrim ligjor. Në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë së Veriut, thonë nga Qeveria, regjistrimi përmendet si detyrim i rëndësishëm i vendit tonë që duhet patjetër të realizohet, transmeton Portalb.mk.

“Kapitulli i statistikave është një nga klasterët e grupit të parë të negociatave me BE-në. Të dhënat e azhurnuara, të cilat do t’i sigurojmë përmes regjistrimit, u mundësojnë komunave të planifikojnë zhvillimin e tyre, kushtet e investimit, fondet buxhetore dhe do të mund të rrisin shikueshmërinë në bazë të së cilës do të planifikojnë fondet buxhetore dhe fondet nga BE-ja. Metodologjia dhe temat. Metodologjia dhe temat e regjistrimit definohen nga organet statistikore ndërkombëtare dhe pasqyrohen edhe në legjislacionin e BE-së”, thuhet në kumtesë.

Nga Qeveria shtojnë se programi i regjistrimit të popullsisë dhe amvisërive për vitin 2020 është koordinuar nga ana e Komisionit të Statistikave i Kombeve të Bashkuara dhe Konferenca e statistikëve evropian të UNECE-s. Parimet dhe rekomandimet për vitin 2020 u miratuan në vitin 2015.

“Enti Shtetëror i Statistikave ka të gjitha kapacitetet eksperte dhe profesionale dhe është i gatshëm të mbajë me sukses dhe të kryejë regjistrim në përputhje me standardet e Kombeve të Bashkuara dhe Eurostatit. Regjistrimi i vitit 2021 për herë të parë jep mundësinë e numërimit të qytetarëve tanë dhe familjeve jashtë vendit. Kjo do të mundësojë pasqyrë përmbledhëse të lëvizjeve të migracionit, e cila është bazë e mirë për ndërtimin e strategjive dhe politikave për të ndaluar me sukses këtë proces”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE-ja opozitare planifikon të zbatojë nismën për mbledhjen e  nënshkrimeve nga qytetarët për anulimin e Ligjit për regjistrim, ashtu edhe siç u njoftua para miratimit të tij në Kuvend.

Ndryshe, regjistrimi i popullsisë pritet të realizohet në periudhën prej datës 1 deri më 21 prill të vitit 2021. Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button