BFI-ja ka kohë që është pjesë e Bashkimit Evropian, besimtarët tanë janë ambasadorë të vendit, vlerësoi reisi

Në Bashkësinë Fetare Islame (BFI) në Maqedoninë e Veriut është zhvilluar takim ndërmjet ambasadorit të Bashkimit Evropian në RMV, David Geer , dhe reisit Shaqir ef. Fetai, transmeton Portalb.mk.

“Reisi e falёnderoi Ekselencёn e tij dhe foli pёr rolin qё BFI e ka nё pёrkrahjen e Vendit nё realizimin e aspiratave Evropiane, duke dёshmuar me argumente se BFI ka kohё qё ёshtё pjesё e Bashkimit Evropian, nёpёrmjet qendrave islame kudo nёpёr Perёndim dhe posaçёrisht besimtarёve tanё qё jetojnё dhe veprojnё nё shumё vende tё BE”, raportojnë nga BFI-ja.

Reisi vlerësoi që besimtarët me sjelljen e tyre mund të llogariten ambasadorë të vendit tonë në BE, duke rrezatuar mirësi, solidaritet, tolerancë dhe mirëkuptim.

Në BFI, reisi zhvilloi takime të veçanta edhe me ambasadorin e turk Hasan Mehmet Sekizkok dhe ambasadorin holandez Dirk Jan Kop. Gjithashtu sot zhvilloi takim edhe me Stojançe Angellovin, u.d. drejtorin Qendra për Menaxhim me Kriza, të cilët pas takimit njoftuan se një nga shqetësimet e fundit janë edhe protestat e organizuara nga qytetarët.

Ata theksuan se do të vazhdojnë procesin e pajtimit ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve në RMV, por i gjykuan si radikal dhe nacionalist brohoritjet e fundit të protestuesve “UÇK-UÇK” dhe “Shqipëria e Madhe” në protestën për rastin “Monstra”, duke vlerësuar se një brohoritje e tillë do të devijojnë qëllimin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button