Tetovë, pas paralajmërimit për protesta nga studentët, Arifi: Do të ketë propozim ndryshim të çmimores për transport publik

Tre ditë pasi studentë dhe organizata studentore paralajmëruan protesta dhe shfaqen revoltën e tyre për faktin që në çmimoren për transport publik nuk kishte një kategori e cila do të bënte lehtësime në çmime për të rinjtë, por kishte vetëm për administratorët publik, kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ka realizuar takim me kryetarin e Parlamentit Studentor në UEJL, Agron Demiri, pas të cilës Arifi deklaroi se do të përgatitet një propozim-ndryshim i çmimores, pa saktësuar ndryshimet, shkruan Portalb.mk.

Çmimorja e votuar nga Këshilli Komunal 3 ditë më herët u shoqërua me reagime nga student dhe organizata studentore, reagime pati edhe nga këshilltarë të Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët (ASh) për faktin se studentët detyrohen të paguajnë më shumë se administratorët publik.

Si pasojë e reagimeve të lartpërmendura, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi është takuar sot me kryetarin e Parlamentit dhe Asociacionit Studentor në UEJL, Agron Demiri, nga ku Arifi thotë se është arritur një marrëveshje, megjithatë, nuk dihet se a janë pranuar kërkesat e studentëve të cilët paralajmëruan protesta.

Teuta Arifi
Teuta Arifi

“Sot në komunën e Tetovës realizova takim me kryetarin e Parlamentit dhe Asociacionit studentor pranë UEJL, z. Agron Demiri. Biseduam rreth më shumë sfidave dhe problemeve të studentëve me theks të veçantë për rregulloren e çmimores për transportin e organizuar urban në qytetin e Tetovës, ku studentët deridiplomik janë të kategorizuar në një tarifë të veçantë. Bashkë u dakorduam për një qasje më inkluzive me qëllim që në këtë kategori të pagesës së biletave të transportit urban të kyçen edhe nxënësit, si dhe të gjithë studentët pa marrë parasysh ciklin e studimeve që ndjekin. Ndërmarrja Tetova Transport do të përgatisë propozim-ndryshim të çmimores ekzistuese me qëllim që e njëjta të miratohet në këshillin komunal të komunës së Tetovës. Gjithashtu diskutuam edhe tema të tjera për sa i përket rritjes së kualitetit të jetës dhe shërbimeve komunale për studentët në komunën e Tetovës” deklaroi kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Ky është çmimi i votuar nga këshilli komunal me datë 28 janar:

Këto çmime, revoltuan aktivistin dhe studentin Don Murtezani, i cili për Portalb.mk tha se me vendimin e fundit të këshillit komunal është dëmtuar shtresa më vitale e shoqërisë, siç janë studentët, ai kërkon urgjentisht ndryshimin e këtij vendimi tashmë të miratuar.

Don Murtezani, aktivist.
Don Murtezani, aktivist.

“Nga vendimet e këshillit komunal ndikohen shumë shtresa, kësaj radhe është dëmtuar shtresa më vitale e shoqërisë, siç janë të rinjtë, në të gjithë botën punohet që studentët të kenë lehtësira ndërkaq ne i dëmtojmë ata. Propozimi im do të ishte që të gjithë studentët të nxjerrin një front përballë komunës dhe këtij vendimi i cili nuk është fare i arsyeshëm, mendoj se duhet të ketë lehtësira, eventualisht për studentët të jetë pa pagesë me ID apo të jetë më së paku 200 denarë në vit. Në qoftë se i krahasojmë me administratorët komunal, ata marrin paga ndërsa një numër i madh i tyre nuk shkojnë as në punë, përse duhet ti kenë këto beneficione ndërsa studentët kanë harxhime plot kurse lehtësira fare” tha Don Murtezani, aktivist dhe student.

Nga ana tjetër, Zeliha Mustafa nga Unioni Studentor Shqiptar (USSh) potencoi faktin se studentët nuk gjenerojnë të ardhura ashtu si punonjësit komunal, andaj sipas kësaj organizate, përfitimet e administratorëve janë skandaloze.

Zeliha Mustafa, Unioni Studentor Shqiptar.
Zeliha Mustafa, Unioni Studentor Shqiptar.

“Ky është një çmim totalisht i papranueshëm për ne se USSH, kërkojmë që urgjentisht çmimi të përmirësohet dhe të jetë një çmim i kapshëm për xhepin tonë duke e ditur se ne si studentë nuk gjenerojmë të hyra dhe buxhetin mujor studentor e kemi të kufizuar dhe mos të them paraprakisht të planifikuar për harxhime të domosdoshme. Në këtë situatë, ne se USSH duhet të ngremë zërin dhe këtë çmimore assesi të mos e lejojmë” tha Zeliha Mustafa.

Ndryshe, premtimin për transportin publik në Tetovë, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi e dha në mandatin e saj të parë në Programin për zgjedhje lokale të vitit 2013 “Ndërtojmë së bashku“,  ndërsa të njëjtën e përsëriti dhe në debatin e organizuar nga “BIRN Kosovë” dhe “Portalb.mk” në tetor të vitit 2017.

 

·         LEXO: Për 10 ditë Tetova duhet t’i ketë pesë autobusët, Memeti: Nëse nuk i sjellin, do ketë dënime!

·         LEXO: Tetovë, procedura për sigurimin e autobusëve përsëri në pikën 0, ja pse

·         LEXO: Komuna e Tetovës dy herë themelon ndërmarrjen për transport publik, por autobusë s’ka

·         LEXO: Komuna e Tetovës ende nuk ka aplikuar në Bankën Botërore për autobusët e transportit publik

·         2016: Tetova ende pa transport publik!

·         2017: Tetovarët akoma presin transportin publik!

·         2018: Edhe pse dy mandate u premtua, Tetova vazhdon të jetë pa transport publik

·         2019: Tetovarët vite me radhë kërkojnë transport publik, Komuna shpreson në Bankën Botërore

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button