Naser Ziberi u betua para Xhaferit si Avokat i Popullit, tha se pozitën nuk e ka marrë “dhuratë”

Naser Ziberi, i cili para disa ditëve u zgjodh Avokat i Popullit i Maqedonisë së Veriut, sot dhe solemnisht u betua në prani të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe Sekretares së Përgjithshme, Cvetanka Ivanova, njofton Portalb.mk.

Në pyetjen e mediave se “nëse detyra e Avokatit të Popullit është kompensim për pоstin kryeministër”, Ziberi u pëgjigj se “nuk është as kompensim as dhuratë”.

Naser Ziberi, foto nga Kuvendi i RMV-së

“Angazhimi i im deri më tani dhe njohuritë e mia si jurist, janë garancion se këtë funksion të rëndësishëm për qytetarët do ta ushtroj në mënyrë profesionale” tha mes tjerash, Ziberi.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 25 janar, me 61 vota “për” e zgjodhi Naser Ziberin për Avokat të popullit.  “Për” votuan edhe 26 deputetë nga komuniteti jo-shumicë. Kundër kandidaturës së tij ishin deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

Ziberi i cili është noter, ka qenë kandidat për kryeministër i BDI-së në fushatën e zgjedhjeve të fundit parlamentare. Ai u rikthye në skenën politike, pasi që kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti e publikoi si kandidat për kryeministër shqiptar në zgjedhjet e fundit parlamentare të 15 korrikut.

Avokati i deritanishëm i Popullit, Ixhet Memeti, muajin e kaluar është zgjedhur anëtar i Këshillit të Prokurorëve. Për zgjedhjen e tij në një prej trupave më të lartë të gjyqësorit votuan 61 deputetë në Kuvend, nuk kishte “kundër” e as të “përmbajtur”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button