NBA, Lakers mposhti Celtics-in dhe shënoi fitoren e 15-të me radhë

Los Angeles Lakers mposhti skuadrën Boston Celtics me rezultat të ngushtë 96:95 në Ligën Amerikane të Basketbollit (NBA), duke siguruar fitoren e 15-të në sezonin e ri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në edicionin e sezonit të rregullt 2020/21 të rivalitetit historik, kampionët në fuqi Lakers arritën të shënojnë fitore në minutat e fundit ndaj Celtics-it.

Celtics humbi goditjen e fundit në sekondat e fundit të lojës, e cila do t’i sillte fitoren.

Anthony Davis shënoi 27 pikë dhe 14 kërcime për të udhëhequr ekipin. LeBron James shënoi 21 pikë, 7 kërcime dhe 7 asistime.

James shënoi katër trepikësh dhe zuri vendin e 13-të nga J.R Smith në listën e koshashënuesve më të mirë të trepikëshve në historinë e NBA-së. Ai tani ka të shënuar 1.934 trepikësh në karrierën e tij.

Yjet e rinj të Boston Celtics-it, Jayson Tatum dhe Jaylen Brown, shënuan së bashku 58 pikë dhe 10 kërcime në përpjekjen për fitore.

Celtics tani ka dhjetë fitore dhe tetë humbje, mjaftueshëm për të zënë vendin e pestë në Konferencën Lindore.

Lillard shënon fitore ndaj Bulls-it

Damian Lillard shënoi trepikëshin e fitores në ndeshjen dramatike mes Portland Trail Blazers dhe Chicago Bulls, e cila përfundoi me rezultatin 123:122.

Duke qenë në disavantazh prej pesë pikësh në 11 sekonda para fundit, Lillard shënoi një trepikësh, duke ulur epërsinë në dy pikë. Më pas, Zach LaVine u bllokua dhe vendimi i marrë për topin e kërcimit i dha shpresë Blazers-it.

Blazers fitoi topin e kërcimit, duke ia kaluar topin menjëherë Lillard-it, i cili bëri pjesën e tij duke shënuar një tjetër kosh të fitores në karrierën e tij.

Lillard shënoi 44 pikë, 9 asistime dhe 5 kërcime.

Rezultatet:

Chicago Bulls – Portland Trail Blazers 122:123

Charlotte Hornets – Milwaukee Bucks 126:114

Miami Heat – Sacramento Kings 105:104

New Orleans Pelicans – Houston Rockets 112:126

San Antonio Spurs – Memphis Grizzlies 112:129

Boston Celtics – Los Angeles Lakers 95:96

Dallas Mavericks – Phoenix Suns 105:111

Golden State Warriors – Detroit Pistons 118:91

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button