Ndërruan jetë gjashtë pacientë me Kovid-19 në Kosovë

Kosova ka regjistruar 287 raste pozitive nga realizimi i 2.438 testeve për Kovid-19 në 24 orët e fundit, ndërsa 6.283 është numri i rasteve aktive, transmeton Portalb.mk.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (72 vjeç), Drenas 1 rast (69 vjeç), Gjakovë 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (86 vjeç), Prizren 1 rast (60 vjeç), Suharekë 1 rast (59 vjeç)”, njoftojnë nga Instituti i shëndetit publik.

Në këtë periudhë janë regjistruar 229 pacientë të shëruar, ashtu që numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar do të jetë 52 437, derisa betejën e kanë humbur gjithsej 1.498 pacientë.

Në Kosovë nga fillimi i pandemisë janë realizuar 233 532 testime, duke rezultuar me 60.218 raste pozitive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button