RMV, komunat shqiptare me përqindjen më të lartë të humbjeve të ujit të pijshëm (Infografik)

Ndërmarrjet publike në të gjitha komunat e Maqedonisë nuk ndërmarrin masa dhe aktivitete të mjaftueshme për të zvogëluar humbjet e ujit të pijshëm, është përfundimi i Enti shtetëror i revizionit në Raportin përfundimtar për revizionin e realizuar për përcjellje të rekomandimeve nga revizori i autorizuar shtetëror në temë: “Efektiviteti i politikave, masave dhe aktiviteteve gjatë ndarjes së drejtës për ujë“, për të vlerësuar shkallën e zbatimit të rekomandimeve dhe përshtatshmërinë e masave të ndëmarra.

“Nga inspektimi dhe analiza e kryer e të dhënave, revizorët kanë konstatuar se sasia e përgjithshme e ujit të nxjerrë/zënë (nga burimet) në vitin 2019 është 229.017.078 metra kub, nga të cilët 63% nuk ​​është i faturuar. Në atë kontekst, revizorët zbuluan se ndërmarrjet publike në komunat në vijim kanë regjistruar përqindjen më të lartë të humbjeve të ujit: Dibra – 84%, Dollneni – 82%, Gostivari – 81%, Kërçova – 77%, Ohri – 72%, Krusheva – 71% dhe Koçani – 70%”, thuhet në Raportin e botuar të revizorëve, transmeton Meta.mk.

Revizorët shtetërorë thonë se masat dhe aktivitetet e pamjaftueshme që i ndërmarrin ndërmarrjet publike të komunave rezultojnë me më pak të ardhura të llogaritura dhe të deklaruara të ndërmarrjeve publike, më pak tatim të vlerës së vlerës së shtuar të llogaritur, të mbledhur dhe kompensim të paguar për të drejtën e ujit në buxhetin e shtetit dhe tregohet rezultat joadekuate financiar i ndërmarrjeve publike.

Nga 19 rekomandime të dhëna në nivel qendror, Zyra shtetërore e revizionit ka vërtetuar se ishte zbatuar vetëm 1 rekomandim, kurse 2 ishin zbatuar pjesërisht. Në të njëjtën kohë, nga 11 rekomandime të dhëna subjekteve në nivelin lokal, vetëm 4 rekomandime janë zbatuar pjesërisht.

“Veprimi jo i plotë në lidhje me rekomandimet e dhëna në Raportin Final të revizorit shtetëror të autorizuar rezulton me më pak fonde të paguara në Buxhetin e RMV-së në vlerë prej të paktën 204,713 mijë denarë ose e shprehur në euro prej 3.3 milion euro si kompensim i papaguar për të drejtat e ujit nga ndërmarrjet publike që japin shërbime të ujit, e që ëahtë arkëtuar nga përdoruesit përfundimtarë (persona juridikë dhe fizikë)”, theksojnë nga Enti shtetëror i revizionit.

Në të njëjtën kohë, ndërmarrjet publike kanë prezantuat detyrime për tarifa të përllogaritura dhe të papaguara për të drejtën e ujit në vlerë prej të paktën 6.9 milionë euro, që paraqet të ardhura potenciale për Buxhetin e RMV-së.

Përndrysh, “Meta.mk” disa muaj me radhë ka shkruar për humbjet e ujit në komunat e Maqedonisë. Tashmë kemi shkruar që komuna të caktuara kanë humbje të mëdha të ujit, për rastet kur banorët e vetëqeverisjeve lokale si Tetova dhe Negotina përballen me kufizime të ujit të pijshëm pothuajse çdo vit. Problemi më i madh është se me këtë jo racionalizëm, uji i pijshëm harxhohet në mënyrë të pakthyeshme, resurs ky më i rëndësishmi për njeriun. Tashmë kemi shkruar që ulja e humbjeve të ujit të pijshëm është për 40 herë më e lirë se kërkimi i burimeve të reja të ujit të pijshëm.

Uji i pijshëm i pa faturuar i përfshin humbjet fizike të ujit, humbjet komerciale të ujit për shkak të konsumit të paligjshëm, pasaktësitë e matësve të ujit, gabimet gjatë menaxhimit të të dhënave dhe konsumin e pa ligjshëm të pa faturuar të ujit të pijshëm. Uji i pa faturë përfshin ujë të matur dhe të pa matur për rehabilitimin dhe shpëlarjen e vazhdueshme të rezervuarëve, shatërvanëve dhe çeshmeve dekorative publike, ujitjen e hapësirave publike, aleat me drunjë, gjelbërimin e bulevardit dhe larjen e rrugëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button