Covid-19: Deri më tani dy raste të “llojit britanik” në RMV, një pacient ndërroi jetë

Dy raste të reja të llojit britanik të virusit janë zbuluar në Maqedoninë e Veriut.

Lajmi është publikuar në Twitter nga Dr. Goran Kungulovski nga Laboratori për Gjenetikë dhe Mjekësi të Personalizuar në Klinikën “Zhan Mitrev”. Ishte ai që disa ditë më parë ndau me publikun lajmin shqetësues – se virusi ngjitës, i cili është regjistruar në 70 vende deri më tani, është i pranishëm në vendin tonë qysh para Vitit të Ri, transmeton 360 shkallë.

Sipas Deutsche Welle, bëhet fjalë për dy persona të infektuar nga Shkupi dhe Ohri. Një rast është nga 4 janari, kur një test pozitiv u konfirmua tek pacienti, i cili fatkeqësisht vdiq si pasojë e virusit. Rasti i dytë është nga 18 janari, dhe pacienti u lirua nga trajtimi tre ditë më parë.

Virusi i llojit britanik ishte zbuluar më parë në një 46-vjeçar nga Shkupi i cili tashmë është shëruar, por në laboratorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë u njoftua se do të kryhen analiza shtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button