Komuna e Karposhit do të paguan gjysmën e menzës së nxënësve

Komuna e Karposhit do të subvencionojë menzën për të gjithë nxënësit që ndjekin mësimet me prani fizike. Komuna do të mbulojë 50 për qind të shumës së tarifës mujore, dmth do të mbulojë 250 denarë nga kostoja, dhe 250 denarë të mbetura do të jetë një detyrim për prindin.

“Subvencionimi i referohet gjysmëvjetorit të dytë të këtij viti shkollor, si dhe vitit të ardhshëm shkollor 2021/2022. “Edhe në kushtet e një pandemie, kur mësimi zhvillohet nën protokolle të veçanta, qëllimi kryesor i vetëqeverisjes lokale është të mbështesë nxënësit, prindërit, personelin mësimor dhe administrativo-teknik në shkolla”, thonë nga Komuna e Karposhit, transmeton Sdk.mk .

Për implementimin e kësaj mase janë paraparë nga buxheti i Komunës të ndahen 3.600.000 denarë.

Aktualisht, sipas protokolleve të qeverisë, vetëm nxënësit e klasave të para deri në të tretat ndjekin mësimet me vijimësi fizike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button