RMV, Unioni i nxënësve të shkollave të mesme kërkon nga Parlamenti ndryshime ligjore të përkohshme të maturës shtetëror

Sot është dita e fundit e bojkotit të nxënësve të shkollave të mesme, ndërsa këtë fundjavë ata do të vendosin se cilat do të jenë hapat e tyre të ardhshëm në lidhje me mësimin, thonë nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme. Siç theksojnë, ata kanë paraqitur në Kuvend kërkesë deri te deputetët për të zhvilluar debat publik për kërkesat e tyre që në maturën shtetërore të kenë provime në dy në vend të katër lëndëve, nga të cilët njëri është gjuhë amtare e detyrueshme dhe njëra është lëndë zgjedhore. në varësi të interesave për arsim të mëtutjeshëm, transmeton Portalb.mk.

“Si përfaqësues të drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe mbi të gjitha, kontrollues të pushtetit ekzekutiv, ne prej ju kërkojmë që të përgatisni dhe të miratoni zgjidhje ligjore, gjegjësisht të ndryshoni Ligjin për Arsim të Mesëm ku do të thuhet qartë se dispozitat janë të përkohshme, gjegjësisht vlejnë vetëm për vitin shkollor 2020/2021”, thuhet në kërkesën e tyre të paraqitur në Kuvend.

Ministria e Arsimit dhe shkencës disa herë e ka theksuar detyrimin ligjor për të organizuar maturën për ata nxënës, të cilët planifikojnë të vazhdojnë arsimin e tyre, sepse është kusht për regjistrim në universitete brenda dhe jashtë vendit.

“Nuk ka arsye për të ndryshuar maturën sepse mbi 14 mijë maturantë, përafërsisht aq sa ka në vend, i kanë regjistruar me rregull provimet e maturës që do të mbahen sipas konceptit të vendosur në fillim të këtij viti shkollor,” tha MASH.

Më herët, Ministrja e arsimit dhe shkencës, Milla Carovska njoftoi se për model të ri të maturës do të diskutohet nga viti i ardhshëm shkollor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button