RMV, stomatologët privat kërkojnë ndihmë të drejtëpërdrejtë nga shteti

Ndihmë të drejtpërdrejtë financiare për pagimin e rrogave minimale bruto për punonjësit e ordinancave stomatologjike dhe lehtësim nga shpenzimet fiskale dhe parafiskale për sa kohë të zgjasë situata e krizës, kërkon Shoqata e institucioneve stomatologjike shëndetësore private dhe mjekëve privatë në mjekësinë dentare, njofton Portalb.mk.

Në kërkesat e tyre drejtuar Qeverisë, ata thonë se për shkak të masave kufizuese dhe protokolleve të veçanta të punës, numri i pacientëve dhe ndërhyrjeve është përgjysmuar, ndërsa nga ana tjetër harxhimet e tyre janë rritur për shkak të pajisjeve speciale mbrojtëse, të cilat, thonë ata, janë rritu disa herë për shkak të kirzës së koronavirusit.

Në deklaratën publike, ata shprehen se po ndjejnë humbje të mëdha financiare dhe se kanë ardhur në prag të zhdukjes.

Pothuajse dy të tretat e ekipeve stomatologjike, theksojnë nga Shoqata, nuk janë në gjendje të mbulojnë harxhimet bazë të përgjithshme dhe të paguajnë pagat minimale për dentistët dhe ndihmësit.

“Sidoqoftë, mjekët e stomatologjisë edhe përkundër rrezikut të madh të infeksionit për shkak të specifikave të punës, kanë mbetur dhe mbeten në vendet e tyre të punës dhe nuk do të lejojnë që pacientët të mbeten pa kujdes dentar, por nuk duan të mbeten të harruar dhe pa mundësi të shfrytëzimit të masave qeveritare për ndihmë financiare nga kriza kovid, siç ishte rasti me grupin e katërt të masave. Në këtë grup të personave juridikë, gjatë përgatitjes së grupit të katërt të masave të ndihmës financiare, u la pas dore fakti që Fondi i Sigurimeve Shëndetësore në fund të vitit 2019 rriti pikët e kapitalit me 16%, me çka ordinancat stomatologjike nuk mund të përmbushnin përqindjen e kërkuar nga qeveria për ndihmën e ofruar. Gjatë rishikimit të kërkesave tona të sipërpërmendura për ndihmë, përveç rritjes prej 16 përqind, Qeveria dhe Ministria e Financave duhet të marrin parasysh financimet e ndryshme dhe të ardhurat e ekipit në institucionet stomatologjike private”, thuhet në deklaratën e Shoqatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button