Të rinjtë, të punësuarit dhe të papunësuarit në fokus të fushatës “Mundi im, të drejtat e mia”

“Puna im, të drejtat e mia” titullohet fushata që do të zgjasë gjashtë muaj për ngritjen e vetëdijes për të drejtat e punëtorëve, përkatësisht do t’i informojë personat e punësuar, kërkuesit e punës dhe punëdhënësit për të drejtat dhe obligimet që burojnë nga marrëdhëniet e punës. Fushatën sot e paralajmëroi ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska në pres-konferencën e organizuar nga Organizata ndërkombëtare e punës (ONP) me përfaqësues të BE-së, të Inspektoratit shtetëror për punë, Organizatës së punëdhënësve të Maqedonisë (OPDHM) dhe Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë (LSM), raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

“Ajo për çka çdoherë duhet të mbajmë llogari dhe të angazhohemi, duke përfshirë edhe në kohëra të këtilla të vështira të krizës është që duhet të sigurohet respektim konsistent i të drejtave dhe obligimeve që burojnë nga marrëdhëniet e punës. Ndërsa lidhur me respektimin e të drejtave të punëtorëve nuk ka dhe nuk lejohet të ketë kompromise. Edhe këtu, në realizimin e këtij qëllimi, po aq i rëndësishëm është roli i të gjithë faktorëve. Të luftohet për të drejtat tona, të kërkojë mbrojtjen e të drejtave, këtë mund ta bëjë vetëm person që është mirë i informuar dhe mirë i njoftuar me të drejtat e veta”, tha ministrja.

Fokusi i fushatës janë të punësuarit, të papunësuarve, punëdhënësve por edhe të rinjve në shtet, të cilët ende nuk janë inkuadruar në tregun e punës. Fushata do të zhvillohet nëpërmjet ueb-faqes së specializuar www.mojtrudmoiprava.mk, Fejsbuk faqes dhe video-materialeve të shkurta informative.

Drejtoresha e Inspektoratit shtetëror të punës, Jovana Trençevska, tha që “Inspektorati shtetëror i punës është njëri nga faktorët kryesor në procesin e eliminimit të punës informale. Inspektorati i punës ka rol të dyfishtë – nga njëra anë ai e kontrollon zbatimin e dispozitave ligjore, ndërsa në anën tjetër funksioni i vet është parandalues dhe edukativ. Respektimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës duhet të jetë prioritet dhe obligim i secilit punëdhënës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button