RMV, lloji britanik i koronavirusit mund të bëhet dominant

Lloji britanik që qarkullon te ne dhe për shkak të veçorive të tij mbase do të bëhet dominant, thotë d-r Goran Kungullovski nga Laboratori për gjenetikë dhe mjekësi të personalizuar pranë Klinikës “Zhan Mitrev”, raporton 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

“Për disa muaj, ky lloj britanik, meqë transmetohet shumë më lehtë nga llojet paraprake, do të bëhet dominant edhe në shtet edhe në shumë vende. Ky virus evoluon shumë më ngadalë dhe mbase nuk do të jetë ketë nevojë për vaksinë sezonal. Vlerësohet që transmetohet 70% më shpejtë nga llojet paraprake, përkatësisht nëse janë infektuar dhjetë persona, do të infektohen 17 persona. Fillimisht dolën të dhëna që nuk ka ndikim mbi rezultatet fatale, mirëpo tani paraqiten të dhëna për të cilat duhet të bëhen studime më të detajuara, nuk dëshirojmë të nxisim panik, ka disa indikatorë që është shënuar rritje e lehtë e vdekshmërisë për 30%. Megjithatë, për t’u bërë kjo fakt, nevojiten studime më të detajuara që do të jenë të recensuara nga ekspertë për të dalë me atë informatë”, tha d-r Kungullovski.

Të dhënat tregojnë që llojet e reja nuk kanë ndikim më të madh mbi efikasitetin e vaksinave, së paku të RNK-vaksinave. Prandaj, ka sqaruar Kungullovski, duhet të jemi në monitorim të vazhdueshëm dhe në faze konstante të kujdesit.

“Tani do të aplikohet qasje tjetër nëse ndajmë në sekuenca, do të bëjmë testim më diskret për shkak se tani dëshirojmë të dimë në bazë procentuale sa prej atyre pacientëve janë bartës të llojit britanik, e jo në mënyrë të selektuar, jo të targetuar, e sa janë bartës të llojeve tjera edhe atë në njësi kohore për disa muajt e ardhshëm të monitorojmë nëse ajo prevalencë ndryshohet ose jo përkatësisht nëse lloji britanik bëhet dominant ose jo. Deri tani janë detektuar mijëra mutacione në koronavirus dhe pjesa dërmuese e tyre janë neutral dhe nuk kanë asnjë efekt, disa e dobësojnë e disa i ndryshojnë tiparet e veta”,thotë ai.

Lidhur me mutacionin e detektuar të llojit britanik të virusit kovid-19 te një mashkull 46 i cili tani është shëruar, kurse për çka dje kanë informuar nga Klinika “Zhan Mitrev”, u tha që patjetër është të ketë ndonjë kontakt për t’u transmetuar virusi.

“A ka qenë i vetëdijshëm pacienti për atë kontakt ose jo, kjo mbetet epidemiologët ta konstatojnë, mirëpo shumë është e qartë se është infektuar prej diku, a është sjellë përmes udhëtimit jashtë vendit, apo gjatë kontakteve me njerëz që kanë qenë jashtë vendit ose virusi ka qarkulluar një, dy, tre javë më parë, këtë nuk e dimë, për shkak se nuk kemi të dhëna të mjaftueshme. Sipas informatave, pacienti ka qenë me pasqyrë të mesme, ai është shëruar pa asnjë problem deri tani, kjo është shenjë e mirë, mirëpo ky është një pacient individual. Na nevojiten të dhëna për qindra ose mijëra pacientë që rezultojnë pozitiv me llojin e ri dhe për llojet e vjetra që të bëjmë krahasim relevant të atyre të dhënave dhe të dalim me pohime të vërteta”, thotë d-r Kungullovski.

Sipas informatave, theksoi ai, vaksinat funksionojnë mirë edhe ndaj llojeve të reja të virusit. Ai shtoi që gjatë studimeve është konstatuar që vaksinat të cilat janë jashtëzakonisht të mira i kanë kaluar të gjitha fazat e studimeve, kanë efikasitet solid dhe e neutralizojnë paraqitjen e sëmundjes serioze gjatë infektimit me koronavirusin.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button