Ruskovska për “27 Prillin”: Gjysmën e kabinetit të Spiro Ristovskit e sollën për të dëshmuar

Në këto dy muaj, Mile Janakieski ka më shumë gjykime të caktuara se sa seanca. Me këtë konstatim të avokatëve dhe kërkesën që të reduktohen seancat, filloi seanca e fundit për lëndën për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017-të, ku ish ministri dhe katër të tjerë janë të akuzuar, njofton Portalb.mk.

Ai sot fillimisht ishte në seancë tjetër për rastin “Trajektorja”, pas së cilës erdhi në sallë për rastin “27 prilli”, ku erdhën edhe 14 dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja e ish ministrit Spiro Ristovski, i cili gjithashtu është në mesin e të akuzuarve.

Udhëheqësi i Sektorit për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe shefe e Kabinetit të Ristovskit në kohën kur ai ishte zëvendës ministër, ishin në mesin e dëshmitarëve të parë. Folën për aktivitetet e asaj periudhe dhe komunikimin në ditën kritike, por asnjëri prej tyre nuk theksoi ndonjë aktivitet rreth organizimit të protestave.

Dëshmuan edhe kryetarët e atëhershëm të Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE-së, në Dellçevë dhe Trubarëve, të cilët, ashtu sikur edhe shumë dëshmitarë të tjerë, partia nuk ka pasur qëndrim zyrtar për protestat dhe se partia nuk i ka organizuar dhe çdokush vetë ka vendosur nëse dëshiron të dalë në protestë.

Si dëshmitar u paraqit edhe ish zëvendës ministri i Bujqësisë, Zoran Konjanoski, a në mesin e pyetjeve që u përgjigje ishte edhe për viber-grupet, për të cilat tha se nuk e di nëse në ndonjë temë kanë qenë protestat. Konjanoski në atë periudhë nuk ka pasur funksion partiak, a dëshmoi se nuk ka pasur as Spiro Ristovski.

“Spiro Ristovski nuk kishte funksion partiak pasi që sipas mendimit tim ishte më herët anëtar i VMRO-Popullore dhe atë e kishte njollë politike”, tha Konjanoski.

Mu për këtë rrethanë ishin edhe pyetjet e prokurores Vilma Ruskovska.

“Thatë se Spiro Ristovski nuk ishte anëtar pasi që si ish anëtar i VMRO-Popullore ka pasur njollë. A do të pajtoheni me mua se njollë të tillë nuk ka pasur kur është emëruar disa herë për ministër dhe zëvendës ministër të qeverive të VMRO-DPMNE-së?”, pyeti prokurorja.

Mbrojtja e ish ministrit reagoi, dhe tha se është irelevante për lëndën nëse Ristovski ka qenë ose jo ministër,

“Po gjysmën e kabinetit e sollën këtu të dëshmojë, si është irelevante nëse ka qenë ose jo ministër?”, ktheu Ruskovska.

Kjo nuk është hera e parë që prokurorja të komentojë për listën e dëshmitarëve.

Edhe në seancën e kaluar reagoi se thirren shumë dëshmitar për një rrethanë të njëjtë dhe se me këtë po keqpërdoret e drejta për mbrojtje.

Avokatët edhe atëherë thanë se ftojnë shumë dëshmitarë pasi që akuzë është e përgjithshme.

Në fund të seancës së sotme, avokatët paralajmëruan se do t’i tërheqin shumë dëshmitarë. Në mesin e personave që do të dëshmojnë janë edhe ish presidenti Gjorge Ivanov.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish kryeparlamentari, Trajko Veljanovski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish ministri i Arsimit, Spiro Ristovski dhe ish drejtori i Policisë Sekrete, Vlladimir Atanasov.

Në këtë lëndë akuzohen edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish pjesëtari i DSK-së, Nikolla Boshkovski, megjithatë pasi që ata janë të arratisur, procedura për ta do të ndahet dhe të njëjtit do të gjykohen, pasi të jenë të kapshëm për organet e rendit.

“Të dyshuarit në fillim të vitit 2017-të, kishin përgatitur dhe realizuar plan me qëllim që të pamundësojnë pranim-dorëzimin e qetë të pushtetit. Kishin organizuar dhe materialisht i kishin mbështetur protestat masive, së pari para  Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ndërsa pastaj edhe protestat e lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët” të cilat kulmuan me hyrjen e dhunshme në Kuvend më 27 prill të vitit 2017-të”, kanë theksuar nga PThP.

Sipas PTHP-së kjo ishte bërë me qëllim që të rrezikohet rendi kushtetues dhe siguria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button