fbpx

Është riaktivizuar “Dhoma publike”, MPB heton, përderisa Prokuroria merret ende me grupin e vitit të kaluar

Ministria e Punëve të Brendshme deklaron se po punojnë në pastrimin e rastit me riaktivizimin e grupit “Dhoma publike”. E njëjta situatë ndodhi para 1 viti, por Prokuroria ende nuk e ka pastruar, madje ende është në procedurë parahetuese, që sipas ekspertëve, është zgjatur shumë dhe për atë tani dalin grupe të tilla, pasi që askush nuk i ndëshkon, njofton Portalb.mk.

Me emër të njëjtë dhe qëllim “Dhoma publike” sërish u aktivizua në rrjetin social Telegram pas një viti, a Ministria e Punëve të Brendshme do të marrë masa për pastrimin e rastit. Prokuroria ende merret me parahetimin për grupin e vitit të kaluar. Mbi 5.000 anëtarë tani numëron grupi dhe në atë, ashtu sikur paraprakisht shpërndahen fotografi eksplicite. Riaktivizimin e saj, e ka paralajmëruar në Polici një vajzë, fotografitë e së cilës janë gjendur në “Dhomën publike”.

“Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale në MPB thotë se po ndërmarrin masa për pastrimin e rastit. E ftojmë çdo qytetar është viktimë e keqpërdorimit të këtillë të paraqesë në stacionin më të afërt policor, a MPB në koordinim me Prokurorinë do të ndërmarrin masa përkatëse”, thonë nga MPB.

Anëtarët e grupit e kërkojnë vajzën që i ka paraqitur, për çka ka pasur revolt në rrjetet sociale ku qytetarët kërkojnë nga policia që të aktivizohet dhe ta bllokojë grupin. Njëkohësisht qytetarët kërkojnë që të kenë përgjegjësi krijuesi dhe anëtarët të cilët shpërndajnë të dhëna nga vajzat.

“Do të vazhdojmë me përpjekje intensive dhe komunikim direkt me platformën Telegram e cila deri më tani ka demonstruar mbyllje të tërësishme për bashkëpunim me qeveritë e shteteve në çfarëdo vendi. Kuptohet i shfrytëzojmë të gjitha aktivitetet të cilat i kemi në dispozicion për pastrimin e rastit”, thonë nga MOB.

Në janar të vitit të kaluar MPB e ka identifikuar pronarin e grupit të atëhershëm të “Dhomës publike” dhe një prej administratorëve të grupit. Nga Prokuroria Publike thonë se për rastin po udhëhiqet procedurë parahetimore.

“Në lëndën për të cilin tregoni interes po ndërmerren masa në kuadër të procedurës parahetimore, gjegjësisht po kryhet analizë detaje forenzike nga të dhënat e nxjerra nga telefonat e konfiskuar me qëllim që të sigurohen prova për kryerjen eventuale të veprës penale”, thonë nga Prokuroria për REL në gjuhën maqedonase.

Ish kryetari i Gjykatës Supreme, Dane Iliev thotë se shumë po zgjat procedura parahetimore kur identifikohen kryerësit dhe për këtë tani po riaktivizohen këto grupe.

“Absolutisht tokë e frytshme për formimin e këtyre grupeve është se janë lënë anash masat paraprake për sanksionim të personave të tillë të cilët hapin këso grupe. Duhet që të jetë prioritet, pasi që bëhet fjalë për rrjete sociale të cilat masivisht vizitohen. Pasojat janë të paparashikueshme për atë parahetimet duhet të jenë reale, të shpejta dhe të ndërmerret sanksionim ndaj personave të tillë. Anulohen punët dhe vendosen në sirtarë”, tha Iliev.

Ai shtoi se nuk shoh asnjë arsye që rastet e tilla të zvarriten.

Përndryshe, Kodi Penal parashikon dënime të larta për veprat e tilla të cilat janë në lartësi prej 5 deri në 8 vjet burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button