Filipçe: Varianti britanik i Kovid-19 përhapet më shpejt, mirëpo nuk ka hapësirë për panik

Mbajtja e maskës dhe distancës janë shumë të rëndësishme, sidomos tani me variantin e ri të virusit korona, tha Filipçe sot. Mutacioni britanik i virusit korona nuk mund të ik dhe sigurisht që do të shfaqet në të gjitha shtetet e botës, shtoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, shkruan Portalb.mk.

Ai, për Kanal 5 shtoi se, ky mutacion përhapet më shpejt për 70%, mirëpo nuk ka hapësirë për panik.

“Meqenëse është detektuar në një vend mutacioni i virusit korona sigurisht që ekziston edhe në vende tjera. Mutacioni jo gjithmonë duhet të ndërlidhet me ndonjë nga shtetet. Kjo karakteristikë  e këtij tipi të RNK viruseve shumë shpejt adaptohet. Fakti se deri tani kemi 20 raste të izoluara me frekuenca të ndryshme na tregon në atë se kur kemi ndonjë pengesë në transmetim, dhe pengesa janë masat tona parandaluese – atëherë virusi adaptohet. Dhe kjo ndodhë gjithkund në bot. Bisedova me një nga përfaqësuesit e laboratorit, të gjitha ndryshimet e mutacionit britanik, janë identifikuar në rastin konkret. Para dhjetë ditëve është bë diagnoza, ndërsa tash është bë bërë një sekuencë në gjenom i cili tregon se ka mutacion” tha Filipçe.

Ai tentoi të qetësoje duke thënë se nuk ka hapësirë për panik, për shkak se për momentin në vend ka masa parandaluese të cilat japin rezultate.

“Është e vërtetë se mutacioni i virusit ka transmetim më të shpejt për 70%, sipas hulumtimeve në Britaninë e Madhe. Gjithashtu, ajo që është e njohur për literaturën është se ky variant, formën e sëmundjes e ka më të lehtë se e kishte më herët. Mirëpo, masat parandaluese duhet të respektohen. Është e dukshme se mbajtja e maskave, mbajtja e distancës realisht janë shumë të rëndësishme. Ne e ndjekim situatën epidemiologjike në vend. Aktualisht nuk do të rekomandojmë masa të reja parandaluese, mirëpo e ndjekim situatën” shtoi Filipçe për Kanal 5.

Ndryshe, mutacioni i virusit korona i cili fillimisht është detektuar në Britaninë e Madhe, ka arritur në Maqedoninë e Veriut. Kështu konfirmoi në profilin e tij në “Fejsbuk” ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, nga ku edhe informoi se bëhet fjalë për një pacient tashmë të shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button