Suedia e mori përsipër detyrën e kryesimit të OSBE-së për vitin 2021

Më 1 janar, Suedia mori përsipër detyrën e kryesimit me OSBE-në, kështu duke pasuar Shqipërinë. Gjatë këtij viti të kryesisë së saj, Suedia do t’ju jep rëndësi të posaçme disa prioriteteve, si: mbrojtjes së rendit evropian të sigurisë, zgjidhjes së konflikteve të gjata, si dhe forcimit të demokracisë dhe barazisë gjinore.

SH.S. Kristin Forsgren Bengtsson, ambasadore e Suedisë në Maqedoninë e Veriut, dje para misioneve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare në Maqedoninë e Veriut prezantoi programin e punës dhe prioritetet e OSBE-së për vitin 2021.

”Në kuadër të kryesimit me OSBE-në, Suedia do të përqendrohet në parimet dhe detyrimet e përbashkëta, përkatësisht në Aktin Final të Helsinkit dhe në Kartën e Parisit për një Evropë të Re, të cilat përbëjnë themelin e rendit evropian të sigurisë. Ata përmbajnë elementet e nevojshme për të i zgjidhur konfliktet dhe për të shmangur kriza në të ardhmen. Përmbushja e këtyre zotimeve është përgjegjësi e përbashkët dhe në interes të përbashkët për të gjitha shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së”, tha ambasadorja Forsgren Bengtsson.

Shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Clemens Koja deklaroi se puna e Misionit në mbështetje të procesit të reformimit në Maqedoninë e Veriut, në fusha me prioritet siç janë sundimi i ligjit, nxitja e kohezionit shoqëror, luftimi i krimit të organizuar, luftimi i korrupsionit, liria e medias dhe barazia gjinore janë plotësisht në përputhje me prioritetet e kryesisë Suedeze.

Më shumë rreth programit dhe prioriteteve të kryesisë suedeze me OSBE-në në vitin 2021, mund të gjeni këtu:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button