Chelsea shkarkoi trajnerin Frank Lampard

Klubi i Premier ligës angleze Chelsea dje ka shkarkuar trajnerin Frank Lampard, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Klubi i futbollit Chelsea dje ka ndarë rrugët me trajnerin Frank Lampard”, tha klubi në një njoftim.

Në njoftim theksohet performanca e dobët e Chelsea-s në Premier ligë si arsye për ta lënë të lirë.

Pronari rus i Chelsea-t, Roman Abramovich tha se ishte “një vendim shumë i vështirë” por se kishin nevojë për një ndryshim për të mirën e klubit londinez.

“Ai është një njeri me integritet të madh dhe ka etikën më të lartë të punës. Por, në rrethanat aktuale besojmë se është më mirë të ndryshosh trajnerin”, tha Abramovich dhe i uroi Lampardit më të mirën në të ardhmen.

Këtë sezon Chelsea grumbulloi 29 pikë në 19 javë për të qenë në pozitën e nëntë në Premier ligë, shumë larg liderit të ligës Manchester United me 40 pikë.

Chelsea e emëroi Lampardin si trajner të ekipit të parë në vitin 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button