Branko Poposki: Gatimi është dashuri, plotësim, kënaqësi

“E shkurtë, nuk mund të jetë, për shkak se çdo herë kur më thonë ‘Na jep diçka të shkurtë e koncize’, ndërsa unë jam person që kam shumë dëshirë të flas jo vetëm për vete, por, edhe për të tjerët, më duhet më tepër se një fletë letre A4 format”, u shpreh me të qeshur Branko Poposki, fud-blloger nga Maqedonia e Veriut, kur kërkuam të na thotë diçka për vete.

Branko për Portalb.mk tha që do të përpiqet ta përshkruajë veten me biografinë e tij më të shkurtë ndonjëherë, që mjafton ta kuptojmë se çfarë njeriu është ai. Çka dëshiron të arrijë Branko në jetën e tij?

“Po, ai është Branko, person i cili ka dëshirë të flet shumë, është aktiv 24/7, i cili 24/7
është në telefon dhe të gjithë ata që do ta lexojnë këtë intervistë do të thonë ja ‘Ja, shih, tërë kohën në telefon, kurse mua nuk më përgjigjet’ dhe person i cili është çmendurisht i dashuruar në gatim, imagjinatën në kuzhinë, në marketing dhe që nuk mund të qëndrojë as 10 sekonda në ditë pa kreativitet. Kam dëshirë të jap këshilla, dua t’u ndihmoj të tjerët, më pëlqen kur dëgjoj dhe mësoj për gjëra të reja dhe kur shoh botë me ngjyra tjera, kur nuk kam emocione monotone, ndërsa mos e besoni po deshët, ato janë shumë pak.” thotë Branko.

Branko është një nga kuzhinierët më të ri dhe më të suksesshëm në Maqedoni. Po, ngu kush i mori hapat e parë në gatim? Për këtë, Branko thotë:
 
“Çdoherë them që nëna ime është fajtore për gatimin, por, megjithatë edhe babai im ka pjesë këtu. Gatimi është dashuri, plotësim, kënaqësi. Gatimi për mua është burim i energjisë pozitive, moment dëshmimi, pritje për diçka të re, diçka që do të shijohet nga vetvetja dhe të tjerët, diçka që do të bëjë shumë persona tjerë të jenë të kënaqur dhe të buzëqeshur.” thotë Poposki.

Ka aq shumë storje të ndryshme për gatimin, ndërsa më e bukura është që aty ka shumë dashuri! – thotë Branko. Secili kuzhinier e ka recetën e vet të preferuar të cilën kënaqet kur e përgatit. Mirëpo, kjo nuk vlen për Brankon. Ai na tha:

“Gatuaj gjithçka! Gatuaj bukë, bëj pite, më pëlqejnë gjërat e gatuara, pite apo siç e quajmë ne nga Vevçani – guba. Më pëlqen shumë byreku, mirëpo më duhet ta pranoj që pasta është ushqimi im më i preferuar dhe më së shumti më pëlqen ta përgatis. Megjithatë tani jam në regjim mjaft të rreptë ushqimor dhe më duhet ta pranoj që më së shumti dua perime dhe pemë!” thotë Branko.

Çfarë e bën unik blogun që e posedon Branko në Instagram?

“Cooking with Branko është unik vetvetiu, jo vetëm si blog por unë e shoh edhe si person. E vëreni edhe në profilin në Instagram që unë shumë luaj me ngjyra të cilat për mua janë jetë. Ushqimi është i shumëllojshëm dhe me ngjyra nga më të ndryshmet. Ajo është një pëlhurë e pikturuar të cilën vetëm duhet ta vendosësh dhe kohë pas kohe diku të shtosh e diku të heqësh diçka. Storja e një milion e një shijeve nga Cooking with Branko është e madhe dhe pikërisht ky është shkaku për atë veçanti.” thotë Branko. 

Në fud blogun e Brankos, mund të gjendet gjithçka që i pëlqen atij, që ka storje mbrapa vetes dhe që dëshiron pikërisht ajo recetë të gjendet aty.

“Shokët, simpatizantët, dëshirojnë të dinë që më tepër se dy vite Cooking with Branko është blog për ushqim i cili në një mënyrë pak më ndryshe ka kontribuar për përafrimin e njerëzve, ka sjellë ushqimin dhe ngjarjet në nivel tjetër dhe ka sjellë freski që duhet të pranojmë se ndikon mjaft pozitivisht te të gjithë. Dëshiroj që ta dinë se gjithçka që është në menynë e Cooking with Branko është е servuar vetëm për ata! Mjafton t’i dorëzohen kënaqësisë!” thotë Branko.

Branko u zgjodh fud blogeri më i mirë në Maqedoni. Çfarë donë të thotë kjo fitore për atë?

“Sukses, motivim, luftë, krenari, buzëqeshje, mund, investim dhe DASHURI! Secili që do ta lexojë përgjigjen, bile pak do ta gjejë veten në gjithë këtë, për shkak se ky shpërblim nuk është vetëm i imi. Ky shpërblim është i gjithë atyre që janë pjesë e kuzhinës sime dhe storjes sime të gatimit. Dëshiroj të shpreh mirënjohje të madhe për Bukuri dhe Shëndet (Убавина и Здравје), të gjithë ata që kanë votuar, të gjithë ata që më përkrahin dhe miqve të mi nga bota e blogerizmit për ushqimit – Radica, Martina. Të fitosh do të thotë të kesh arritur sukses, mirëpo deri në atë moment. Gjithçka më tej është sërish rrugë të cilën duhet ta kalosh për t’u gëzuar sërish mesuksese dhe të mësosh nga dështimet, për shkak se ato janë motivim mjaft i mençur!” thotë Branko.

Branko, për në fund, për të gjithë tha:

“Besoni që mjaftoni për fitore!”  përmbylli Branko.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button