De Sousa fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Portugali

Marcelo Rebelo de Sousa fitoi mandatin e dytë pesë vjeçar në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale si president i Portugalisë. Në këto zgjedhje është shënuar rekord abstenimesh, pasi vendi lufton me valën e tretë të koronavirusit dhe një pjesë e madhe e popullsisë ishin në karantinë, njofton Portalb.mk.

Ish-udhëheqësi 72-vjeçar i Partisë Social Demokrate, i njohur për personalitetin e tij të ngrohtë dhe zakonin e bërjes së selfive me mbështetësit, fitoi 62 përqind të votave, duke u përmirësuar nga 52 përqindshi që siguroi në vitin 2016.

Gjithsesi, 60 përqind e votuesve abstenuan, pasi qindra mijëra njerëz janë në karantinë.

“Detyrat më urgjente është luftimi i pandemisë. Kjo është përparësia ime, në solidaritet të plotë me parlamentin dhe qeverinë”, tha Rebelo de Sousa në fjalimin e tij pas rezultateve të para.

Kandidatja socialist Ana Gomes doli i dyti me 13 përqind, ndërsa populisti i djathtë Andre Ventura doli i treti me 12 përqind.

Sondazhet u zhvilluan ndërsa numri i vdekjeve nga COVID-19 theu rekorde për të shtatën ditë me radhë të dielën, me 275 viktima. Numri i njerëzve në spital është gjithashtu në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Portugalia ka nivelet më të larta në botë të infeksioneve të reja ditore dhe vdekjeve për 100,000 banor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button